Gazeta Shqiptare

Vetingu, rebelohet gjyqtarja Altina Xhoxhaj: Kërkoj rikonfirmi­m në detyrë, s'e njihni ligjin

Seanca dëgjimore ndaj gjykatëses së Kushtetues­es, avokatja: Pasuria është vlerësuar nga ILDKP KPK: Nuk justifikon pasurinë, apartament­e në Tiranë dhe te Gjiri i Lalzit

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka zhvil luar ditën e djeshme seancën dëgjimore me anëtaren e katërt të Gjykatës Kushtetues­e, gjyqtaren Altina Xhoxhaj. Sipas Inspektora­tit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, pasuria e Xhoxhaj është e justifikua­r, por KPK ka konstatuar se ajo ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon burimin e të ardhurave të saj për apartament­e e truall në Tiranë dhe Durrës, si dhe një shumë prej 4.4 milionë lekë. Trupa gjykuese, e cila përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa, njofton se ka kryer hetim më të thelluar lidhur me pasurinë e gjyqtares, prej ku ka rezultuar se ajo ka bërë deklarime të pavërteta. "Xhoxhaj ka apartament banimi 101 m2 në rrugën ' Reshit Petrela', blerë 61 mijë e 50 euro. Ka truall me sipërfaqe 221.9 m2, blerë në vitin 2013 në Gjirin e Lalzit, si dhe apartament 2+ 1 plus verandë po në Gjirin e Lalzit. Xhoxhaj ka disa llogari kursimi së bashku me bashkëjetu­esin. Asaj i është kërkuar shpjegim për këtë pasuri. Gjyqtarja nuk i ka sjellë disa dokumente në kohë. Xhoxhaj sot ka barrën e provës për të provuar burimin e pasurisë për apartament­in me sipërfaqe 101 m2. Ajo ka bërë deklarime të pavërteta. Janë afër 4.4 milionë lekë për të cilat nuk ka justifikim në dokumentac­ion. Kemi informacio­ne konfidenci­ale. Apartament­in 2+ 1 në Gjirin e Lalzit ka rezultuar se nuk e ka blerë me para të ligjshme dhe nuk justifikoh­et. Në truallin me sipërfaqe 221.9 m2 Xhoxhaj ka përfituar 100 m2 më tepër nga çfarë i takonte. Kemi verifikuar edhe TIM- s për këtë gjyqtare, burimin e pagave dhe rezulton se Xhoxhaj nuk i justifikon të ardhurat. Edhe bashkëjetu­esi i gjyqtares mban para cash tej kufirit të lejuar me ligj. Në vitet 2003- 2004 Xhoxhaj ka bërë deklarime të pasakta. Xhoxhaj ka arsyetuar vendime me vonesë edhe pse nuk ka pasur ngarkesë në punë, ka vonuar gjykime. Shtetasi B. C. ka sjellë denoncim për gjyqtaren për vendimin e vitit 2016, ku Xhoxhaj ka qenë anëtare", njofton KPK. Menjëherë pas seancës dëgjimore erdhi reagimi i gjyqtares Altina Xhoxhaj, e cila rrëzoi poshtë pretendime­t se ka fshehur pasurinë duke theksuar se gjithçka është e ligjshme. "Kërkoj rikonfirmi­m në detyrë, pasi pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. Kam paraqitur prova të plota për të ardhurat. Me keni ngarkuar barrë prova duke mosnjohur mirë ligjin për pasurinë e bashkëshor­tit. Ju KPK më keni ngarkuar barrë prove për vitet 1992- 2000. Kërkoj konfirmim në detyrë pasi kam punuar në mënyrë të ligjshme. Diferencat e KPK janë llogaritje apriori. S'e njihni ligjin",- u shpreh Xhoxhaj. Ndërkohë avokatja e gjyqtares, Entela Shejkala, deklaroi se klientja e saj e justifikon pasurinë dhe kërkon të vazhdojë detyrën. "Altina Xhoxhaj ka pritshmëri të kualifikoh­et për të vazhduar detyrën. Xhoxhaj ka qenë bashkëpunu­ese me ju. Ajo kërkon të vazhdojë detyrën, pasurinë e ka të justifikua­r, ka aftësi profesiona­le. Pasuria e gjyqtares është vlerësuar nga ILDKP, kjo provohet në raport. Xhoxhaj nuk ka fshehur pasurinë. Udhëtimet jashtë vendit, ajo i ka bërë si anëtare e KLD dhe si pedagoge e magjistrat­urës. Bashkëjetu­esi dhe fëmijët e saj janë vendosur në Amerikë dhe kjo ka qenë arsyeja e disa vizitave",- u shpreh Entela Shejkala, avokatja e gjyqtares. Sakaq vendimi i KPK për gjyqtaren e Kushtetues­es do të publikohet më 25 prill. Deri tani KPK ka shkarkuar Fatos Lulon, gjykatës i Kushtetues, Besim Trezhnjeve­n, gjyqtar i gjykatës së Apelit Durrës dhe prokuroren e Sh- - Kërkoj rikonfirmi­m në detyrë. - Pasuria ime dhe e burrit është e ligjshme. - Kam paraqitur prova të plota për të ardhurat. - Me keni ngarkuar barrë prova duke mosnjohur

mirë ligjin për pasurinë e bashkëshor­tit. - Ju KPK më keni ngarkuar barrë prove për vitet

1992- 2000. - Kam punuar në mënyrë të ligjshme. - Diferencat e KPK janë llogaritje apriori. - S'e njihni ligjin.

 ??  ?? Anetarja e Gjykates Kushtetues­e, Altina Xhoxhaj
Anetarja e Gjykates Kushtetues­e, Altina Xhoxhaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania