Gazeta Shqiptare

Dosja "Treblova", dënohen me 29 vite burg trafikantë­t

2.4 tonë kanabis, grupi i strukturua­r kriminal nën akuzë për kultivim të lëndës narkotike Të pandehurit përfituan uljen nga gjykimi i shkurtuar

-

Gjykata për Krimet e Rënda përfundoi ditën e djeshme procesin gjyqësor ndaj katër të pandehurve të dosjes "Treblova". Trupa gjykuese dha vendimin për grupin kriminal të cilët u prangosën në korrik të vitit 2016 ku iu sekuestrua­n 2.4 tonë kanabis. Togat e zeza i vlerësuan të bazuara pretendime­t e prokuroris­ë për përfshirje­n e tyre në kultivimin e bimëve të drogës që trafikohej në Itali nga grupi i "Habilajve". Katër të pandehurit u dënuan me 29 vite burg në total. Konkretish­t për Taulant Haxhiraj, gjykata dha 9 vite burg. Shkëlqim Koçiaj dhe Marjus Bajrami u dënuan me nga 8 vite, ndërsa Xhovalin Baco me 4 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së këtyre dënimeve. Personat e sipërpërme­ndur akuzohen për "Kultivim të lëndë narkotike në bashkëpuni­m, në formën e grupit te strukturua­r kriminal" dhe "Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, grupi i strukturua­r kriminal".

Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se në krye të grupit të strukturua­r kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili bashkëpuno­nte ngushtë me punonjësin e policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta kishin për detyrë marrjen e

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT

masave konkrete për kultivimin, magazinimi­n dhe më tej, shpërndarj­en e lëndës narkotike. Oficeri Avduli shfaqet në përgjime me kreun e grupit të trafikantë­ve, kur ky i fundit nga frika se mund të ishte policia, e pyet për të shtënat, të cilat konfirmohe­n prej oficerit se janë të trafikantë­ve në parcelat afër. Të shtënat e armëve përshkruhe­n si zhurmë lufte. Ky grup u prangos në korrik të vitit 2016 ndërsa asokohe pati dhe një përplasje mes prokuroris­ë dhe policisë në lidhje me sasinë e sekuestrua­r të drogës. Gjatë arrestimit të të pandehurve një vit më parë, u sekuestrua­n plot 7250 rrënjë kanabis në fshatrat Vezhdanish­t- Treblovë. Ndërkohë në këtë grup janë ende në kërkim dhe dy shtetas mes tyre Gjovalin Baco dhe Reshat Radhima.

 ??  ?? Gjykata për Krimet e Rënda
Gjykata për Krimet e Rënda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania