Gazeta Shqiptare

Masakra në Dajç pas lojës së pokerit, prokuroria: Burg përjetë për autorin

Pretenca, kërkohet dënimi me 20 vjet burg për bashkëpunë­torin Marçel Shpijati Miklovan Parubi vrau 2 persona e plagosi 4 të tjerë

-

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për 38- vjeçarin Miklovan Parubi, autor i vrasjes së Arjet Saitit dhe Gacalin Kopshtit. Ngjarje kjo e ndodhur me 3 tetor të vitit 2016 në njësinë Dajç, pjesë e Bashkisë Shkodër. Ndërkohë, atë natë mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë dhe konkretish­t shtetasit: Vinçens Kopshti, Kitas Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi. Autori i vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së katër të tjerëve nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djeshme, ndërsa mbrohej nga avokatja Kristina Marku. Nga ana tjetër, organi i akuzës kërkoi 20 vite burg për Marçel Shpijatin, i cili akuzohet si bashkëpunë­tor në vrasje ( ka ndihmuar autorin duke i gjetur armën e krimit). Veprat penale të kryera nga Shpijati ( ishte i pranishëm në sallën e gjyqit) parashikon­in 40 vite burg, por duke qenë se ai ka pranuar të bashkëpuno­jë me drejtësinë duke treguar gjithçka mbi ngjarjen dhe autorin, prokurori Vat Staka kërkoi dënimin e tij me 20 vite burg. Gjatë paraqitjes së provave në seancën gjyqësore, përfaqësue­si i organit të akuzës pohoi se përveç pamjeve filmike, janë marrë edhe dëshmitë e 7 personave të tjerë të pranishëm në vendngjarj­e, mes të cilëve edhe 4 të plagosurit. Gjatë kontrollit në banesën e autorit të krimit Miklovan Parubi policia ka gjetur edhe 1.3 kg kanabis. 38- vjeçari akuzohet për disa vepra penale si "Vrasje në rrethana cilësuese", "Vrasje e mbetur në tentativë", "Prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike" si dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Mësohet se në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë, natën e 3 tetorit të 2016- ës, përveçse pamjeve filmike janë gjetur edhe prova të mjaftueshm­e si gëzhojat, këmisha e autorit, predha, një paketë cigare dhe disa gjëra të tjera, që vërtetojnë se Miklovan Parubi është autor i asaj ngjarjeje të rëndë. Bashkëpunë­tori i tij, Marçel Shpijati, sipas prokuroris­ë ka kryer shumë veprime gjatë ditës dhe deri në momentin kur Miklovan Parubi ka kryer vrasjet dhe plagosjet. Për autorin është bërë edhe një ekspertizë për gjendje psikike të tij. Trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Arben Zefi vendosi që ta shtyjë seancën për shkak se pala mbrojtëse kërkoi kohë për t'u njohur me pretencën dhe provat që ka prokuroria.

Mbrëmjen e 3 tetorit, Miklovan Parubi ka qenë në lokal duke luajtur poker me shoqërinë e tij, por jo me shuma të mëdha. Në lojë e sipër ai është konfliktua­r me shokët, ndaj është larguar nga lokali. Më pas ai është kthyer i armatosur me një automatik në lokalin ku gjendeshin 10 persona. Sapo ka hyrë brenda, Parubi ka thënë: "Do ju vras të gjithëve, ndërsa ka qëlluar me breshëri. Për pasojë kanë mbetur të vdekur pronari i lokalit, Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Sipas hetuesve të çështjes, Saiti ka tentuar t'i marrë armën Parubit, duke i thënë se çfarë po bën, por ky i fundit e ka qëlluar për vdekje. Ndërsa, Gacalin Kopsh- ti është vrarë aksidental­isht, pasi ai më përpara kishte qenë duke zënë peshk dhe më pas ka shkuar për të takuar të vëllain në lokal. Nga breshëria e plumbave u plagosën shtetasit Aleks Prendi, 40 vjeç; Vençens Ko-

pshti, 26 vjeç; Ndok Marku, 35 vjeç si dhe Kitas Molla, 26 vjeç. Personat e tjerë që ndodheshin brenda lokalit dhe që shpëtuan nga plumbat nuk kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur, por kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarj­e dhe kanë rrethuar zonën. Ngjarja e rëndë ka traumatizu­ar banorët e Dajçit e aq më tepër të afërmit dhe familjarët e shtetasve të vrarë dhe të plagosur.

DËSHMIA E VRASËSIT

Miklovan Parubi u arrestua 14 orë pas ngjarjes me dy të vrarë dhe katër të tjerë të plagosur, në afërsi të ven-

dit ku ndodhi vrasja, në një stallë. Ai ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit, ndërsa pranoi se është fajtor në gjithë atë çfarë ka ndodhur. "Jam fajtor për ngjarjen e ndodhur. E di se çfarë kam bërë. Jam penduar për çfarë kam bërë. E di se kam lënë shumë keq familjen tim dhe jam i vetëdijshë­m për çfarë kam bërë". Këto janë fjalët e pakta që ka thënë autori Parubi pak ditë pas ngjarjes në sallën e gjyqit. Ai ka qenë krejtësish­t i kthjellët në sallën e gjyqit dhe mësohet se i është drejtuar me edukatë trupit gjykues, duke kërkuar edhe falje herë pas here.

 ??  ?? Autori i masakrës, Miklovan Parubi
Autori i masakrës, Miklovan Parubi
 ??  ?? Viktima Gacalin Kopshti
Viktima Gacalin Kopshti
 ??  ?? Viktima Arjet Saiti
Viktima Arjet Saiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania