Gazeta Shqiptare

Atentati me eksploziv, 38- vjeçari: Kam vetëm konflikte për pronat

Hetimi, policia shoqëron për deklarime kushërinjt­ë e të plagosurit Ervin Memo "Nuk e dija se mund të arrinin deri në vrasje"

-

Nuk kam asnjë lloj konflikti tjetër veç konfliktev­e për pronat. Nuk e di se kush e vuri tritolin në makinën time. Konfliktet që kemi për shkak të pronave nuk qenë aq të ashpra sa të dyshoja se dikush mund të më vriste". Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes, 38vjeçari Ervin Memo nga Fieri, i cili i shpëtoi mrekullish­t shpërthimi­t të një sasie eksplozivi të vendosur në automjetin e tij tip "Benz" AA 270 IV në orët e vona të së shtunës, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë". Ndërkohë, mësohet se ai ka treguar në polici se gjithçka ka ndodhur gjatë pak sekondave. I plagosuri është shprehur se sapo ka hipur në makinë dhe e ka ndezur, në çast mjeti është copëtuar si pasojë e shpërthimi­t. Nga hetimet paraprake të kryera nga policia ka rezultuar se 38- vjeçari Memo përdorte kryesisht mjete të tjera për të lëvizur, ndërsa "Benz"- in në fjalë e linte të parkuar para shtëpisë së tij, aty ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë. Burime për "Gazeta Shqiptare" dje bënë me dije se veç motivit të dyshuar për konflikte pronësie, hetuesit janë duke hetuar të gjitha pistat e mundshme deri në arritjen e një konkluzion­i përfundimt­ar. Ndërkaq, blutë janë duke shoqëruar për t'iu marrë deklarime të gjithë personave ( emrat nuk bëhen me dije për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor) që dyshohen të kenë pasur konflikte pronësie me Ervin Memon. Pritet që në ditët në vazhdim, ekspertët e kriminalis­tikës të përcaktojn­ë se në çfarë pjese të makinës ishte vendosur lënda plasëse si edhe të rindërtohe­t dinamika e shpërthimi­t. Familja e Pista kryesore që po heton policia e Fierit është ajo e konfliktev­e për shkak të pronës, kjo pasi familja e 38vjeçarit Ervin Memo, i cili mbeti i plagosur, ka qenë palë në disa procese gjyqësore për prona të trashëguar­a. Sakaq, nga këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth nuk është pikasur asnjë person i dyshimtë që mund të ketë lidhje me vendosjen e eksplozivi­t.

38- vjeçarit ka trashëguar troje në qytetin e Fierit, pranë Unazës së Re, ku është ndërtuar edhe një pallat që është në proces legalizimi. Gjithashtu, mësohet se familja Memo pretendont­e pronësinë e disa sipërfaqev­e toke dhe për këtë gjë ka qenë palë në procese gjyqësore. Nga ana tjetër, banorët e zonës janë shprehur se anëtarët e familjes Memo janë rregullt e punëtorë dhe se nuk dinë që të kenë pasur probleme. Hetuesit kanë sekuestrua­r pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë të disa subjekteve private që ndodhen pranë vendit të ngjarjes. Ata kanë nisur verifikimi­n e pamjeve edhe të ditëve të kaluara me qëllim zbulimin e autorit ose autorëve që vendosën lëndën plasëse në automjetin tip "Benz" me targa AA 270 IV në lagjen "29 Nëntori". I plagosuri Ervin Memo ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Fierit. Sipas mjekëve të këtij spitali, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 ??  ?? 38- vjeçari Ervin Memo
38- vjeçari Ervin Memo
 ??  ?? Automjeti ku u vendos eksplozivi
Automjeti ku u vendos eksplozivi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania