Gazeta Shqiptare

Pronarë të një ferme kanabisi me vlerë 750 mijë euro, dënohen 10 shqiptarët në Angli

-

BRITANI - Gjykata e Bistolit në Britani ka dënuar me 17 vjet burg pjesëtarët e një grupi kriminal shqiptar për trafik të kanabisit në Bristol, Birmingham dhe Liverpul. Dënimi është dhënë nga gjykata në fjalë pas arrestimit të 10 personave në tetor të vitit që shkoi. Mësohet se shqiptarët kontrollon­in trafikun dhe furnizimin me lëndë narkotike në disa zona të Anglisë. Grupi kriminal kishte krijuar edhe një fermë të kultivimit të kanabisit, dhe lëndën narkotike më pas e shiste në shtetin ishullor. Policia thotë se sasia e drogës së sekuestrua­r në këtë fermë kap shifrën e 750 mijë eurove. Shqiptarët e dënuar janë: Kreshnik Muja 20 vjeç, i cili u dënua me 2.4 vite burg; Dritan Muhametaj 28 vjeç, i dënuar me 14 muaj burg; Gurgen Nikoci 21 vjeç i dënuar me 14 muaj burg; Bardhyl Arifaj 33 vjeç i dënuar me 14 muaj burg; Ardit Agaj 27 vjeç, i dënuar me 18 muaj burg; Aranit Kasaheri 34 vjeç, i dënuar me 12 muaj burg; Elis Gashi 33 vjeç, i dënuar me 4 vite burg; Dardan Horhaj 22 vjeç i dënuar me 3 vite burg; Jeton Muja 26 vjeç i dënuar me 2.4 vite burg dhe Besjan Muja 26 vjeç, dënimi ndaj të cilit do të jepet ditët në vijim. Mësohet se fillimisht Besjan Muja nuk pranoi akuzat, por më vonë ndryshoi qëndrim dhe pranoi fajin. Për këtë arsye, vendimi ndaj Mujës do të jepet

në një tjetër seancë gjyqësore. Hetuesit u shprehën se anëtarët e këtij grupi të strukturua­r kriminal shfrytëzon­in shqiptarë të tjerë për të shitur kanabisin e kultivuar prej tyre.

 ??  ?? Shqiptarët e dënuar nga gjykata e Bistolit në Britani
Shqiptarët e dënuar nga gjykata e Bistolit në Britani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania