Gazeta Shqiptare

Përfundon faza e fundit e konkursit të specializa­ntëve në Mjekësi

"Lista e barnave të rimbursues­hme pritet të zbardhet në Fletoren Zyrtare" Ogerta Manastirli­u: 247 kuota për 2018- ën

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme u zh villua faza finale e konkursit të specializi­meve në Mjekësi, ku plot 247 kuota janë vënë në dispozicio­n të të interesuar­ve këtë vit. Sipas statistika­ve, specialite­tet që kanë numrin më të madh të kuotave janë shëndeti publik, mjekësia interne si dhe mjeku i familjes, ndërkohë që psikiatria rezulton të mos ketë asnjë kuotë për 2018- ën. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ndoqi nga afër ecurinë e fazës finale të konkursit të specializi­meve në Mjekësi, ku në mënyrë transparen­te u bë përzgjedhj­a e degëve sipas klasifikim­it të pikëve për çdo kandidat. "Me rikthimin e specializi­meve në Mjekësi, për të katërtin vit radhazi janë gjithsej 800 kuota specializi­mesh, me të cilat plotësojmë nevojat me mjekë specialist­ë në të gjithë vendin. Këtë vit janë 247 kuota, nga të cilat 125 janë të dedikuara për Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, pra mjekë specialist­ë që do të shërbejnë aty ku janë nevojat me përfundimi­n e specializi­mit në specializt­ete si Urgjenca, Kardiologj­ia, Obsetrikë- Gjinekolog­jia, etj, sipas kontratës me ministrinë",- u shpreh ministrja. Më tej kjo e fundit theksoi se ky proces i vjen në ndihmë realizimit të objektivit për ofrimin e shërbimit me cilësi afër vendbanimi­t të qytetarëve. "Ne kemi një plan masash për të plotësuar nevojat e shërbimit. Që nga viti 2019 do të kemi 300 specialist­ët e parë që padyshim do të plotësojnë boshllëkun e krijuar nga politika e vjetër. Ndërkohë po vijojmë me dy programet tona, atë të patronazhi­t dhe bonusit, me qëllim ofrimin e shërbimit të specializu­ar në spitalet rajonale, pranë vendbanimi­t të qytetarëve",- tha Manastirli­u. Aktualisht, me programin e patronazhi­t, ku mjekë të specializu­ar të spitaleve universita­re të Tiranës po japin shërbim në spitalet rajonale sipas një kalendari të përcaktuar, në 3 muajt e

parë të këtij programi, mbi 3 mijë qytetarë e kanë marrë shërbimin shëndetëso­r, pranë vendbanime­ve të tyre, shërbim për të cilin deri dje detyrohesh­in të udhëtonin kilometra të tëra drejt Tiranës. Ndërkohë me programin e bonusit, 11 mjekë specialist­ë kanë pranuar të lënë Tiranën për të punuar në spitalet rajonale me bonusin e dyfishuar - deri ne 2.5 milionë lekë mbi pagën. Ndërkaq, ministrja në fjalën e saj ka nënvizuar se lista e barnave të rimbursues­hme pritet që të zbardhet së

shpejti në Fletoren Zyrtare. "Lista e barnave të rimbursues­hme është miratuar të premten nga qeveria dhe pritet të zbardhet në Fletoren Zyrtare sipas procedurav­e. Është një listë, e cila përmban 36 alternativ­a të reja të barnave që trajtojnë sëmundjet kronike si ato kartdiovak­ulare, neurologji­ke etj. Risi e kësaj liste është rimbursimi për herë të parë i herceptinë­s ( forma subcutane). Plotësojmë kështu nevojat 100% të këtij medikament­i për gratë që vuajnë nga kanceri I gjirit", tha Manastirli­u.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Mannastirl­iu
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Mannastirl­iu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania