Gazeta Shqiptare

Ish- kongresist­i amerikan: Politikanë­t shqiptarë, mafiozë

Republikan­i habit me deklaratat lidhur me zyrtarët kosovarë DioGuardi: Thaçit dhe Haradinajt s'u intereson populli, por paratë

-

Hashim Thaçi e Ra mush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia", ka thënë për Insajderin, ish- kongresist­i amerikan, i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresist­in Tom Lantos. Joseph DioGuardi është 78 vjeç. Shpreson të jetojë edhe 20 vjet. Kaq thotë se i duhen që çështjen shqiptare ta çojë në nivelin më të lartë të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë premton se do ta bëjë pa bashkëpunu­ar me liderët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë. Dëshiron të qëndrojë larg tyre. Ka një arsye për këtë, i konsideron mafiozë. "Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson populli, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia", ka thënë për Insajderin, ishkongres­isti amerikan, i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kongresist­in Tom Lantos. DioGuardi ka qenë përfaqësue­s i Nju Jorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985- 1989. Është republikan, që mbështet politika të ashpra kundër Rusisë. Është bërë njëri prej kritikëve më të mëdhenj të presidenti­t amerikan, Donald Trump, ndonëse e ka votuar dhe mbështetur atë në garën për president. Si kontabilis­t dhe financier i njohur, DioGuardi druan se Trump do ta falimentoj­ë Amerikën. "Borxhi publik po rritet. Ekonomia jonë po varet nga paratë që nuk i kemi", thotë ai. DioGuardi, që është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë, gjithë jetën ua ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës shqiptaro- amerikane. "Kosova e Shqipëria nuk janë në gjendje të mirë për shkak të elitës politike, e cila mendon që gjithçka mund të blihet me para. Ata u munduan të më blejnë edhe mua. Më ofruan para vetëm që të dilnin në fotografi me mua dhe të thoshin se kemi mbështetje­n e DioGuardit", thotë ai në një bisedë për Insajderin. "Unë nuk dua dekorata. Nuk dua medalje. Nuk marr dekorata nga liderë të korruptuar", insiston ai. DioGuardi akuzon presidenti­n Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish- senatorin Rob- "Thaçi e Haradinaj janë mafiozë. Atyre s'u intereson populli, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia. Kosova e Shqipëria s'janë në gjendje të mirë për shkak të elitës politike, e cila mendon që gjithçka mund të blihet me para. Ata u munduan të më blejnë edhe mua. Më ofruan para vetëm që të dilnin në fotografi me mua dhe të thoshin se kemi mbështetje­n e DioGuardit", ka thënë kongresmen­i. ert Dole vetëm që t'i shkruajë parathënie­n e librit të tij, ' New State, Modern Stateman'", i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys. "Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milionë euro të taksapague­sve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t'i shkruajë një parathënie të librit", shprehet ai. Insajderi kishte raportuar në shkurt të vitit të kaluar se ko- mpania amerikane "Alston Bird", që këshillohe­t nga ishsenator­i Bob Dole, i cili e mban epitetin ' miku i madh i shqiptarëv­e', kishte fituar tender 2 milionë e 300 mijë eurosh nga qeveria e Kosovës. Kontrata parashihte që kompania amerikane e përfaqësua­r nga Bob Dole të kryejë disa shërbime speciale për Presidencë­n dhe qeverinë e Kosovës. Kontra- ta parashihte po ashtu që kompania amerikane të bëjë sigurimin e informacio­nit të shpejtë dhe cilësor, sigurimi e këshillave dhe analizave të ndryshme, identifiki­min e zyrtareve ndërkombët­arë vendimtarë në strategjin­ë e lobimit dhe ndikimin mbi sektorë dhe zyrtarë, me qëllim realizimin e interesave të Republikës së Kosovës. DioGuardi zotohet se kurrë nuk do të takojë asnjë lider shqiptar për shkak se siç thotë ai, janë të korruptuar. E përsërit epitetin "mafioz" për Thaçin. Ai kishte refuzuar për disa vjet edhe dekoratën e ndarë nga ishpreside­nti, Ibrahim Rugova. Disa vjet më vonë e kishte marrë këtë në një ndejë private në shtëpinë e Rugovës. "Pak kohë para se të vdiste, mora një telefonatë nga Rugova. Më tha, ' Joseph unë po vdes. Të lutëm eja tek unë'. Unë shkova dhe e pash se tashmë po vdiste. E pranova dekoratën vetëm për faktin se ishte në fund të jetës", kujton ai. DioGuardi është duke shkruar një libër. Në të thotë se do të zbulojë detaje të punës që kishte bërë për Kosovën, duke nisur nga vizita e parë në Beograd dhe Prishtinë në vitin 1989 dhe akuzat për krime të Milosheviç­it në Kosovë. Ish- kongresist­i thotë se arritja më e madhe e Kosovës është pavarësia e saj. Shprehet i bindur se kurrë Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve thotë se është i pamundur. DioGuardi pret ftesë nga shoqëria civile për ta vizituar Kosovën. "Nuk dua të takoj politikanë. Nuk dua fotografi me ta. Nuk dua dekorata. Nuk dua para prej tyre. Dua të vij në Prishtinë dhe ta promovoj librin tim", shprehet ai.

 ??  ?? Joseph DioGuardi me Ibrahim Rugovën
Joseph DioGuardi me Ibrahim Rugovën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania