Gazeta Shqiptare

Serbia, e vendosur: S'do lejojmë formimin e ushtrisë kosovare e anëtarësim­in në OKB

Drafti, MB: Të parandaloh­et shpallja e pavarësisë së Kosovës

-

Drafti

i Strategjis­ë së Mbrojtjes, i publikuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes thotë se Serbia do të vazhdojë bashkëpuni­min me NATO- n dhe organizata­t e Traktatit të Sigurisë Kolektive, si një vend ushtarak neutral. Siç vuri në dukje "Blic", teksti i këtij drafti do të bëhet publik në tryeza të rrumbullak­ëta, të cilat do të mbahen në Novi Sad, Nish dhe Beograd. Një pjesë e draftit, i cili është publikuar në gazetë, thekson se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do të punojë në interes të stabilitet­it rajonal dhe marrëdhëni­eve të mira të mundshme serbo- shqiptare për të vazhduar dialogun me institucio­net e "përkohshme të Prishtinës" me ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian, përcjell "Lajmi. net". "Është pohuar se Serbia do të angazhohet për një zbatim të përpiktë dhe të qëndrueshë­m të të gjitha marrëveshj­eve të arritura në kuadër të Marrëveshj­es së Brukselit dhe të jetë aktive në organizata­t ndërko- mbëtare, do të ketë bashkëpuni­m bilateral që të përpiqet të parandaloj­ë njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësim­in në organizata ndërkombët­are në veçanti në OKB". Tutje, gazeta thekson se Serbia do të japë mbështetje të plotë për pjesëmarrj­en e serbëve në institucio­net e Prishtinës, në mënyrë që të mbrojë popullatën serbe, të rrisë sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me Rezolutën 1244. Po ashtu, thuhet se Serbia është e angazhuar për praninë e vazhdueshm­e të KFOR- it dhe se kundërshto­n ndryshimin e mandatit dhe transformi­mit të forcave të armatosura në ushtri, pasi sipas tyre, kjo do të destabiliz­onte situatën në Kosovë dhe do ta dëmtonte sigurinë në rajon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania