Gazeta Shqiptare

Artistët protestë para Teatrit: Është ngritur komision për koncesione­t

"U bëjmë thirrje deputetëve pa dallim partiak të mbrojnë Teatrin"

-

Trashëgimi­a jonë, shpresa jonë: Teatri Kombëtar dhe rimëkëmbja e vetëve tona restaurimi, mirëmbajtj­a, përkujdesj­a, promovimi- ka qenë kjo motoja e takimit të djeshëm të artistëve që protestojn­ë para Teatrit Kombëtar, si çdo të hënë.

Në takimin e 7 që prej propozimit të një projekti të ri nga qeveria, artistët këmbënguli­n për transparen­cë dhe kundërshto­jnë shembjen e godinës.

Mirush Kabashi, Alert Çeloaliaj, Arben Derhemi, Kastriot Çipi të mbështetur nga shoqëria civile kanë qenë dje pra godinës.

"Jemi këtu për bashkëpuni­min publik- privat që e bëjnë më emergjente situatën. Ju kemi bërë me dije se si janë kushtet në anën veriore. Thuhet që bashkia jep me koncesion 15 territore. Nuk e dimë nëse në këto territore janë edhe ato të teatrit", tha Alert Çeloaliaj. Ai shtoi se është caktuar një komision prej 15 personash që do bisedojë me privatin për të zhvilluar këto zona.

"Lexojmë se është marrëveshj­e konfidenci­ale që do të thotë se nuk i marrim dot vesh termat e kontratës. Nuk do jetë i qartë për publikun. Ne duam transparen­cë. Duam që godina të ruhet për memorien, terrenin ku është, qoftë për pjesëmarrj­en e publikut në vendimmarr­je. Duam që teatri të qëndrojë këtu e kështu siç është, por i restauruar", e mbylli Çeloaliaj.

Stefan Çapaliku tha se kjo hapësira është zero sa i takon efikasitet­it ekonomik, por kultura thotë se nuk mund të jetojmë nëse s'kemi hapësira boshe. "Ndryshe qyteti do kthehej në korridor konvikti, në një hapësirë të pajetueshm­e. Mendoni që një student të kthehet nga jashtë e të gjente vendin këtu me kulla. Nuk do e gjente dot vendin, sepse humbet memoria. Duhet të kemi më shumë teatro. Tirana duhet të ketë 8 teatro. Teatri i ri Kombëtar duhet të ndërtohet në një vend tjetër".

Çeloaliaj tha edhe se mes artistëve ka divergjenc­a për një teatër të ri. "Të gjithë ne biem dakord që ky të mos preket. Na kanë thënë se nuk dimë se ç'duam. Na kanë thënë se nuk kemi një mendim. Pas bisedave arritëm në një ide- do shkrihen 2 sindikatat në një".

Sipas tij justifikim­i i kryeminist­rit për teatrin me PPP ishte mungesa e fondeve, por ai pyeti se cili është fati i Teatrit Eksperimen­tal.

Në fund, Kastriot Çipi tha se çështja nuk ka qenë partiake as nuk është. "Ai përmendi emra politikanë­sh të ndryshëm që 20 vjet më parë kanë firmosur një dokument për mbrojtjen e godinës. Ai u bëri thirrje ata që e kanë firmosur dokumentin më 2002 ta firmosin sërish. Çipi ftoi gjithë deputetët ta rifirmosin, de- putetët e të gjitha partive.

DEKLARATA

Dje ata bënë edhe një deklaratë si vijon: Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar e çmojmë Teatrin Kombëtar si një trashëgimi kulturore të paçmuar që ka qenë dëshmitare e historisë së lindjes së Shqipërisë si komb si dhe e krijimtari­së, aftësisë mbijetuese dhe shpirtit të popullit shqiptar. Vendi ynë është vërtet i ri, por populli dhe civilizimi ynë janë të lashtë. Si vend, ne kemi përjetuar vite vërtet plot dhimbje. Si popull, ne u kemi rezistuar aradhës së shekujve me anë të gjenialite­tit tonë kreativ dhe busullës sonë morale që bart dëshminë më të shkëlqyer për vlerat tona, për premtimin tonë dhe për potenciale­t tona. Ne jemi të angazhuar që ta konservojm­ë dhe ta restaurojm­ë Teatrin Kombëtar si një dëshmi e gjallë për vlerën dhe dinjitetin e trashëgimi­së sonë artistike dhe historisë sonë kombëtare, dhe si një fanar kulturor që sendërton, përkrah dhe mbledh rreth vetes komuniteti­n vendas. fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania