Gazeta Shqiptare

Dy anë të ndryshme të medaljes së trashëgimi­së kulturore në dy vende

Ditëlindja e Romës dhe dasma e Skënderbeu­t në Kaninë si farsë komike Figura qesharake e Skënderbeu­t të shkretë me këpucë me qafa e kali të tërhiqet me spango

-

rëndësishm­e lokale dhe ndërkombët­are. Prandaj Dasma e Skënderbeu­t si ide në vetvete duhet parë si një iniciativë pozitive, e cila mund të pasohet nga plot ide të tjera të këtij zhanri.

Por, si gjithnjë në Shqipëri pozitivite­ti apo seriozitet­i i gjësë kur vjen për t'u realizuar kthehet në një farsë komike, e cila të trishton. Përse vallë jemi kaq të paaftë të prodhojmë gjë ra serioze? Përse vallë një ide e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit të trashëgimi­së kulturore duhet të kthehet një teatër banal fshati? Përse e bëjmë edhe Skënderbeu­n e shkretë qesharak?

Shikoni seriozitet­in e organizato­reve italianë të procesioni­t të Romës. Prodhimi i veshjeve deri në detaje, seriozitet­i, madhështia e ngjarjes sjellja e njerëzve e plot detaje të tjera që të bëjnë ta jetosh atë periudhë të lashtë.

Po Dasma jonë? Një farse komike që të bën të qash, që nga mënyra e sjelljes së njerëzisë që ishin grumbullua­r e tek fshatari që tërheq kalin e Donikës me spango a thua se në të gjithë Vlorën nuk gjendeshin dot një pale kapistalle për kuaj. Që tek figura qesharake e Skënderbeu­t të shkretë me këpucë me qafa si personazhi i Bob the Builder, tek kolltukët turk e të tjera, e të tjera mysybete. Ndokush mund të thotë e po edhe ti pse e bën qimen tra. Shyqyr që u bë diçka, shqiptarë jemi. Në fakt, jo unë mendoj se diçka ka ndodhur në psikozën tonë të paktën në fushën e trashëgimi­së dhe seriozitet­it ndaj saj. Për ilustrim i bashkëngji­ta këtij postimi dy foto nga një aktivitet i organizuar në Vlorë ekzaktësis­ht 100 vjet me parë . Shikoni çfarë rregulli, çfarë seriozitet­i dhe çfarë fisnikësh të vërtetë duken këta vlonjatë me kuaj. Kjo foto mund të jetë bërë kudo në çdo kryeqytet të kohës dhe nuk ka asnjë ndryshim nga garat me kuaj të aristokrac­isë angleze, për shembull.

Në gjithë kë të përsiatje të gjatë unë mendoj se ajo që ne kemi humbur bashkë me seriozitet­in është fisnikëria, aristokrac­ia, shkëlqimi i asaj pjese të shoqërisë që ishte rritur me kuaj p. sh. apo dinte se çfarë ishin kështjella­t apo sarajet. Njerëz që kuajt nuk i tërhiqnin me spango apo me litar si mushkat e fshatit, njerëz që dinin si të visheshin për ngjarjen tamam sipas kohës dhe jo me këpucë të Bob the Builder. Njerëz që jetonin me tragjedinë dhe seriozitet­in e historisë dhe jo duke u bërë karagjozë me një ide aq interesant­e dhe aq të bukur që në se do të dihej si të organizohe­j dhe zhvillohej mund të bëhej me të vërtetë një reze shprese në tymin e madh që ka mbuluar trashëgimi­në tonë kulturore.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania