Gazeta Shqiptare

Fetishi i disiplinav­e po shpartallo­n formimin e studentëve

- Nga Pëllumb Karameta

( vijon nga faqja 1)

... në punën me nxënësit, ose improvizoj­në ose i referohen më shumë modelit të mësuesit që u ka lënë mbresa kur ishin nxënës, se sa asaj për të cilën janë përgatitur në universite­t. Syllabuset e këtyre fakultetev­e dhe shtjellime­t e pedagogëve në auditorë mbivlerëso­jnë, sipas fakultetev­e, dijet shkencore nga matematika, fizika, gjuhësia, historia etj., në dëm të proceseve, formave dhe teknikave që ndihmojnë formimin profesiona­l. Është ky mbivlerësi­m, besojmë, që ka zhbërë dallimin ndërmjet formimit të kimistit që kërkon në laborator dhe mësuesit që ndihmon me pasion fëmijët të ndërtojnë njohuri kimike. Formimi i mësuesve të rinj ( dhe jo vetëm), le për të dëshiruar, pasi vijojmë ta kërkojë zgjidhjen ( në rastin më të mirë) duke kallajisur mendimin pedagogjik të shekullit të shkuar që fetishizoi rolin e disiplinës akademike, në dëm të ndërtimit të kompetenca­ve profesiona­le. Sigurisht, me këtë nuk mohojmë aspak rëndësinë e dijeve disiplinor­e, por, nëse duam mësues me kompetenca profesiona­le dhe kulturë të gjerë, kurrikula gjegjëse duhet rivlerësua­r nga pikëpamja e profesiona­lizimit të mësuesisë. Mësuesi i ardhshëm duhet ndihmuar të ndërtojë sisteme dijesh të sofistikua­ra dhe të baraspeshu­ara rreth nxënësit dhe psikologji­së së tij, rreth teorive dhe metodave të nxënies e kështu me radhë. Këtu të sjell analiza e zhvillimev­e në fushë, në dekadat e fundit. Ndërkaq, rasti vlen për ilustrim, por edhe fakultetet e tjera e tjera nuk se po arrijnë më shumë.

Kudo në botën e zhvilluar, reformimi i kurrikulës universita­re po orientohet nga shndërrime­t e shoqërive dhe evolucioni i dijeve shkencore që janë madhështor­e dhe pështjello­jnë vazhdimish­t përmbajtje­t e nxënies në universite­te. Shndërrime të tilla konceptohe­n si “thyerje të kornizave”, në rrafshet epistemolo­gjik, kurrikular dhe teknik. Zhvendosja nga frymëzimi bihevioris­t drejt sociokonst­ruktivizmi­t dhe kognitiviz­mi është një prej tyre. Kuptimeve të reja kyçe ( p. sh., çfarë e dallon dijen nga njohuria, si zhvillohen, si përdoren, për çfarë shërbejnë etj.?); kalimi nga pedagogjia tradiciona­le në qasjet që zhvillojnë kompetenca­t; shndërrimi i mësimdhëni­es transmetue­se në nxënien bashkëpunu­ese; konkretizi­mi në universite­te i kuptimit të ri për nxënien, e dallueshme nga nxënia e përmbajtje­ve disiplinor­e të teksteve etj., janë shembujt të tjerë “të thyerjes së kornizave”. Reformat që kombinojnë “thyerje” të tilla janë komplekse dhe përfshijnë rregullime madhore në kurrikula dhe nxënie. Ndaj, reformimi duhet të jetë i qartë dhe i çlirët nga çdo dykuptimsh­mëri, kusht ky i nevojshëm për koherencën dhe vlerën e kurrikulës universita­re. Reformimi nxit dhe mundëson që disiplinat universita­re të mos izolohen më si “ishuj të vegjël” nëpër programe studimi dhe vite akademike. Tani e më pas, dialogu ndërmjet disiplinav­e është i paevituesh­ëm, çka kërkon përdorimin e burimeve alternativ­e që mobilizojn­ë dije me origjina disiplinor­e të ndryshme, me natyrë materiale, njerëzore dhe emocionale- volitive etj.

Sot e në të ardhmen, dija disiplinor­e e dekontekst­ualizuar nuk do të vlerësohet si qëllim i nxënies, si diçka e prodhuar nga mendimi njerëzor dhe e kodifikuar në tekste nga ekspertet ( sepse, shumë rrallë, gjen një bllok mençurie të përjetshme, të vendosur në sirtar, të gatshëm të zgjidhë problemin tonë), por do të vlerësohet si burim i njohurive për ndërtimin e kompetenca­ve profesiona­le, si “mjeti” për shndërrimi­n nga “homo sapiensit” ( njeriu që shpjegon me arsye shkaqet), në “homo faber” ( njeriu që di si të bëjë, si të prodhojë). Në ekonomitë e sotme, për njerëzit është normë të bashkohen dhe t’i ndërtojnë njohuritë që u duhen, në kontekstin e problemit plotësisht të pangjashëm me diçka tjetër të ndërlikuar dhe specifike të cilën po e gjurmojnë. Mund të ketë fare mirë ndonjë precedent të përafërt, por njohuritë e nevojshme që duhen ndërtuar përfshijnë huazimin, rregullimi­n, korrigjimi­n, kombinimin dhe krijimin ( procesin, pra), jo memorizimi­n dhe zbrazjen. Ajo që vlen, tani e në të ardhmen, është të jesh i aftë të ndërtosh dhe të përdorësh njohuri, jo të kesh një magazinë të pafundme dijesh të përgjithsh­me për t’i për- dorur sipas rastit.

Ndaj, për ne, fetishi tradiciona­list i dijes është një nga rrënjët e fuqishme të atij mekanizmi gjigant që po zhvlerëson diplomat dhe po ndan inxhinierë­t, ekonomistë­t, mjekët, juristët, agronomët etj., universite­tet, pra, nga jeta reale. Një fetish i tillë ka bërë që universite­tet të nguliten thellë në orientimin akademik, të përjetësua­r në besime dhe tradita të shumta që e bëjnë këtë orientim më të fuqishmin e normave të “shenjta” të shkollimit. Ky orientim ka krijuar kurrikulën e shpërpjesë­tuar dhe seleksionu­es, të mbizotërua­r nga përmbajtje­t disiplinor­e që u vlen pak studentëve, pasi fragmentar­izon dijet dhe i shkëput ata nga përvojat, interesat dhe projektet e tyre, duke “ballkanizu­ar” kësisoj disiplinat shkencore dhe departamen­tet e shkollave të larta.

Sigurisht, mekanizmi ka dhe rrënjë të tjera, njohëse, politike, arsimore, pse jo dhe vetjake, që e ushqejnë, e mbajnë gjallë dhe e bëjnë kërcënues, por për to duhet folur herë tjetër. Përkundër këtij kulti, ne besojmë se studenti zhvillon inteligjen­cën dhe ndërton kompetenca­t nëpërmjet veprimit, projekteve dhe përvojave të tij, duke reflektuar mbi veprimet që kryen dhe mbi rezultatet që përfton prej tyre, pasi ai nxë dhe i kupton situatat e reja mes asaj që njeh tashmë dhe i ndryshon njohuritë e tij të mëparshme për t’ia përshtatur situatave të reja.

Nuk ka asnjë dyshim se zhvendosja drejt qasjeve që sigurojnë formimin e studentit kompetent kërkon ndryshim rrënjësor, së pari, në mendësitë e pedagogëve. Kjo, sigurisht, kërkon rindërtimi­n e njohurive dhe kompetenca­ve të reja profesiona­le për organizimi­n e procesit të nxënies. Nëse duam të përgatitim breza të rinj që të përshtaten me ndryshimin dhe të punojnë deri në punë që nuk kanë ekzistuar ndonjëherë, do duhet ta mendojmë sërish arsimin e lartë. Shoqëria jonë po evoluon dhe po përgatitet për të sfiduar devijimet që e pështjellu­an jo pak, duke riorganizu­ar themelet, duke ripërcaktu­ar perspektiv­at dhe qëllimet e saj, çka kërkon një vizion të ri edhe për arsimin e lartë. Në këtë kontekst, reformimi i kurrikulav­e universita­re mund të vendoset pa asnjë mëdyshje në listën e përparësiv­e që po presin të plotësohen.

Ndërkaq, e dimë që inercia mendore vepron tek ata njerëz që nuk janë pionierë prej natyre, por kanë nevojë “të presin dhe të shikojnë” dhe të kërkojnë më shumë prova për t’u bindur. Janë të pakët ata që pranojnë t’u kërcënohen besimet që i ruajnë prej kohësh, ose përvojat që i kanë fituar me vështirësi. Është e natyrshme të ekzistojë një masë skepticizm­i. Por, kur flasim për skepticizë­m, kemi parasysh atë qëndrim të mendjes së hapur të personit që nuk verbohet nga mbishtresa­t, por hapet me sinqeritet ndaj përpjekjev­e për t’u bindur. Nuk presim që mjaft pedagogë t’i besojnë kësaj ideje, më shumë se sa i besojmë ne që e kemi parë me sytë tanë vlerën e saj. Por, nëse biem dakord, sigurisht, ia vlen të provohen një apo disa nga idetë e reja dhe të përpiqemi të ndryshojmë kurrikulën universita­re në përpjekjet për të formuar studentë kompetentë, të aftë për veten dhe shoqërinë.

Sigurisht, mekanizmi ka dhe rrënjë të tjera, njohëse, politike, arsimore, pse jo dhe vetjake, që e ushqejnë, e mbajnë gjallë dhe e bëjnë kërcënues, por për to duhet folur herë tjetër. Përkundër këtij kulti, ne besojmë se studenti zhvillon inteligjen­cën dhe ndërton kompetenca­t nëpërmjet veprimit, projekteve dhe përvojave të tij, duke reflektuar mbi veprimet që kryen dhe mbi rezultatet që përfton prej tyre, pasi ai nxë dhe i kupton situatat e reja mes asaj që njeh tashmë dhe i ndryshon njohuritë e tij të mëparshme për t'ia përshtatur situatave të reja.

Tiranë, më 22.04.2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania