Gazeta Shqiptare

Qeveria: Lista Serbe nuk është larguar përfundimi­sht

- Nga Bekim Bislimi

( vijon nga faqja 1)

... e Kosovës nuk është final, kanë deklaruar zyrtarët e kabinetit të kryeminist­rit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësja e qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeminist­ri Haradinaj, në vazhdimësi është duke kontaktuar me përfaqësue­sit e Listës Serbe dhe i ka ftuar ata që të kthehen në qeveri.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar diskutimin apo komunikimi­n me përfaqësue­sit e Listës Serbe në qeveri. Deri më tash nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket largimit përfundimt­ar të tyre. Kryeminist­ri Haradinaj u ka bërë thirrje që ata të kthehen në detyrat që i kanë si ministra dhe në postet tjera qeverisëse. Në ndërkohë, puna në këto ministri po vazhdon me bartësit e tjerë. Do të thotë, nuk ka asgjë definitive dhe finale për sa i përket largimit të Listës Serbe dhe në anën tjetër, kryeminist­ri dhe qeveria po vazhdojnë të kenë konsulta dhe komunikime me ta, për rikthim në detyra”, tha Gashi.

Në anën tjetër, përfaqësue­sit e Listës Serbe nuk kanë dashur që të komentojnë nëse janë duke biseduar me qeverinë e Kosovës për rikthim në detyra, e as për faktin që ministra të caktuar nga radhët e Listës Serbe, megjithatë janë parë të kenë vazhduar punën e tyre edhe pas deklaratës zyrtare të këtij subjekti se e kanë braktisur koalicioni­n qeverisës.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç, ditë më parë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se deputetët e Listës vazhdojnë të punojnë nga tabori opozitar, kurse ministrat janë “vetëm në kapacitete­t teknike”.

Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerëson se Lista Serbe është duke bërë sjellje joparimore politike.

Siç thotë ai, deputetët e këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës, tashmë janë ulur në ulëset e opozitës, ndërkohë që ministrat nga ky subjekt politik, sipas tij, nuk kanë dhënë dorëheqje nga qeveria dhe vazhdojnë të jenë pjesë e saj.

“Përkundër deklarimev­e të Listës Serbe se janë tërhequr nga koalicioni, kjo në praktikë nuk po shihet se është e vërtetë, me vetë faktin se ekzekutivi po funksionon me ministrat e Listës Serbe. Në anën tjetër, deputetët e Listës Serbe në Kuvend ende nuk është se i janë kundërvënë për diçka koalicioni­t qeverisës ose t’i jenë bashkuar opozitës në nisma. Faktik- isht, kjo nuk paraqet ndonjë garanci. Deputetët e Listës Serbe asnjëherë nuk kanë qenë garanci se do të përkrahin çështjet e ngritura prej koalicioni­t qeverisës, sepse, ata, fundja, pavarësish­t se a janë në pushtet apo opozitë, të gjitha çështjet, të cilat do të binin ndesh me politikat e Serbisë, do t’i kundërshto­nin”,- tha Murati.

Ai ka shtuar se Lista Serbe edhe më herët ka bojkotuar punën në ekzekutiv dhe Kuvend në mënyrë që ta shfrytëzoj­ë politikish­t situatën. Një gjë e tillë, sipas Muratit, po ndodhë sërish.

“Zakonisht, këto veprime po i ndërmerr, ndoshta edhe për ta rritur pazarin politik për kërkesat e tyre, të cilat shumë shpesh bien ndesh edhe me interesat shtetërore të Republikës së Kosovës, pasi që e dimë që Lista Serbe, në masë të madhe, e ndjekë politikën drejtpërdr­ejt prej Beogradit ose politikën, e cila vjen drejtpërdr­ejt apo orkestrohe­t nga presidenti i Serbisë ( Aleksandar Vuçiç)”,theksoi Murati.

Sidoqoftë, Lista Serbe ka tre ministra, njëri prej tyre edhe në postin e zëvendëskr­yeministri­t, si dhe disa poste të zëvendësmi­nistrave. Në Kuvendin e Kosovës ajo ka 10 deputetë.

Vendimi i Listës Serbe për ta braktisur qeverinë e Kosovës, siç kanë thënë përfaqësue­sit e këtij subjekti politik, ka qenë rezultat i ngjarjeve të 26 marsit në Mitrovicë të veriut, me ç’rast, njësitë e policisë së Kosovës kanë arrestuar shefin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke vazhduar diskutimin apo komunikimi­n me përfaqësue­sit e Listës Serbe në qeveri. Deri më tash nuk ka ende asgjë zyrtare sa i përket largimit përfundimt­ar të tyre. Kryeminist­ri Haradinaj u ka bërë thirrje që ata të kthehen në detyrat që i kanë si ministra dhe në postet tjera qeverisëse. Në ndërkohë, puna në këto ministri po vazhdon me bartësit e tjerë. Do të thotë, nuk ka asgjë definitive dhe finale për sa i përket largimit të Listës Serbe dhe në anën tjetër, kryeminist­ri dhe qeveria po vazhdojnë të kenë konsulta dhe komunikime me ta, për rikthim në detyra”, tha Gashi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania