Gazeta Shqiptare

PD, Alibeaj: Qeveria nuk u jep certifikat­ë sigurie deputetëve

Bllokohet komisioni hetimor për Tahirin

-

Deputeti

i PD- së En kelejd Alibeaj, anëtar i komisionit "Tahiri", denoncoi dje se deputetët e opozitës nuk pajisen me certifikat­a sigurie prej më shumë se 1 muaji. Sipas tij, "Edi Rama bllokon opozitën për hetimin në komisionin "Tahiri". Alibeaj, tha institucio­ni nën varësinë kryeminist­rit, Drejtoria e Sigurisë së Informacio­nit të Klasifikua­r Institucio­n, ka refuzuar për të pajisur anëtarët e opozitës me certifikat­ë sigurie. Sipas tij pengimi i punës se komisionit hetimor është një veprim kriminal. DSIK është kthyer në kamikaz politik, tha Alibeaj, ndërsa sipas tij ky institucio­n nën varësi të kryeminist­rit ka pajisur me certifikat­ë sigurie brenda ditës Saimir Tahirin, por dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, që sot janë në kërkim ndërkombët­ar nën akuzë për trafik ndërkombët­ar droge. "Pa certifikat­ën e sigurisë, ne nuk mund të shohim dokumentet sekretë që kanë filluar të vijnë nga disa institucio­ne. Pengimi i punës se komisionit hetimor është një veprim kriminal, për të cilin Drejtori i DSIK do të mbajë përgjegjës­i! Askush nuk mund të pengojë veprimtari­në e komisionit hetimor, edhe kur urdhërohet nga Edi Rama apo mbrohet prej tij. DSIK, nën varësinë e Edi Ramës, është i njëjti institucio­n që ka pajisur me certifikat­ë sigurie brenda

ERVIN SALIANJI

PD akuzoi edhe dje Safet Gjicin si përfitues i miliona euro tenderëve pa asnjë konkurs. Deputeti Ervin Salianji tha se tenderët e marra nga Gjici janë fiktive, ndërsa i kërkoi prokuroris­ë të nisë hetimin për abuzuesit. PD akuzon Gjicin se ka fituar 315 tenderë, 25.2 milionë dollarë, për llogari të fushatave elektorale të Edi Ramës

ditës Saimir Tahirin, i certifikua­r ndërkombët­arisht për trafik ndërkombët­ar droge. Me shumë gjasë, Tahiri duhet ta ketë akoma të vlefshme certifikat­ën e sigurisë dhe, po të ishte anëtar i komisionit, do të shihte dokumentet sekrete që provojnë se ai ka qenë në dijeni, ka ndihmuar, ka bashkëpunu­ar dhe ka përfituar nga trafiku i drogës, duke e shndërruar policinë në një organizatë kriminale",- tha Alibeaj.

 ??  ?? Deputeti i PD- së, Edi Paloka
Deputeti i PD- së, Edi Paloka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania