Gazeta Shqiptare

Merita Buci: Grabitësit na sulmuan teksa po mbyllnim dyqanin, bërtisnin: Lekët, lekët!

Nënë e bir nuk e dinë për vdekjen e kryefamilj­arit. Banorët: Shteti të kapë kriminelët Burri u përlesh me njërin nga maskat për ta larguar nga djali. Të afërmit: Agimin e vranë për 10 mijë lekë

- Ina Allkanjari

Ora shënon 13: 30. Rru ga "OSBE" në Kamëz është e mbushur me burra që rrinin para marketit ku mbrëmjen e së mërkurës mbeti i vrarë me plumb në kraharor, Agim Buci, ndërsa u plagos bashkëshor­tja, Merita Buci. Gra të veshura me të zeza ecin ngadalë drejt banesës së 52vjeçarit me origjinë nga Mati, i cili humbi jetën në sy të djalit të tij 6- vjeçar gjatë përleshjes me grabitësit. "Era e vdekjes" ndihet në të gjithë lagjen. Gratë qajnë nën zë, ndërsa thonë: "Është e tmerrshme kjo që ndodhi. Mjerë ai që iku. Punoi gjithë jetën për të mbajtur familjen dhe ia morën jetën për 100 mijë lekë të vjetra". Ndërsa, përpara dyqanit që deri një ditë më parë siguronte të ardhurat për familjen Buci është vendosur një shirit "skenë krimi".

Në hyrje të shtëpisë njëkatëshe të viktimës, një grua pret e pikëlluar të gjithë ata që vijnë të vajtojnë të afërmin e tyre, përpara se trupi i pajetë të përcillet për në banesën e fundit. "Si të vjen e keqja sot o Zot, nga nuk e pret!", thotë e pikëlluar, mbesa e gruas së viktimës, sapo hymë në pragun e shtëpisë. Në mes të oborrit është vendosur arkivoli me trupin e pajetë, të babait që la pas 4 fëmijë, tri vajza dhe djalin e mitur. Kuja ngrihet deri në qiell. Rrënqeth të madh e të vogël. Ashtu siç e kërkon tradita shqiptare, një grua në dukje më e fortë na shërben kafenë. "Njërën nga vajzat, Agimi e ka të martuar në Itali. Djali i vogël ishte aty i shkreti. Ai pa grabitësit kur hynë në dyqan dhe qëlluan me armë ndaj prindërve të tij. Akoma nuk i kemi treguar se i ati nuk jeton më. Si t'ia themi një gjë të tillë?! Ai është vetëm 6 vjeç", shprehet e afërmja e familjes Buca, ndërsa nuk e përmbajti më veten, por shpërtheu në lot. "Nuk mundem më të flas. Nuk kam çfarë të them. Mbase autorët e njihnin dhe mendonin se ai kishte para, pasi ka qenë emigrant në Greqi. Policia duhet t'i gjejë dhe t'i kapë ata kriminelët që vranë një njeri të pafa- jshëm, një njeri që s'i bënte kujt keq, por shikonte hallin dhe punët e tij", thotë ajo.

BANORËT

Vrasja e Agim Bucit ka tronditur tejet jo vetëm pjesëtarët e familjes Buci dhe të afërmit, por edhe banorë të zonës ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ata shprehen se ndihen të terrorizua­r dhe të pasigurt për jetën. "Si mund të vidhnin këtu nuk e marr vesh. Maksimumi 100 mijë lekë ( të vje- tra) xhiro mund të kishin. E vranë të shkretin për 100 mijë lekë", pohon një nga fqinjët e viktimës. Ndërsa tregon se nga marketi, familja Buci mezi mund të siguronte të ardhura për të kaluar muajin. Ndërkohë, një banor i lagjes thotë se pranë marketit ku ndodhi vrasja ndodhen edhe dy markete të tjera më të mëdha. "Nuk e di pse duhej të vidhnin Agimin. Ata janë një familje e qetë, nuk kanë pasur kurrë konflikt me askënd. Marketin e ka ndërtuar me djersë para 5- 6 vitesh. Ai shkonte shpesh në Greqi. Shumë nga banorët e lagjes blinin me listë në marketin e Agimit. Nuk

E AFËRMJA

Në mes të oborrit është vendosur arkivoli me trupin e pajetë të babait që la pas 4 fëmijë, tri vajza dhe djalin e mitur. Kuja ngrihet deri në qiell. Rrënqeth të madh e të vogël. "Njërën nga vajzat, Agimi e ka të martuar në Itali. Djali i vogël ishte aty i shkreti. Ai pa grabitësit kur hynë në dyqan dhe qëlluan me armë ndaj prindërve të tij. Akoma nuk i kemi treguar se i ati nuk jeton më. Si t'ia themi një gjë të tillë?! Ai është vetëm 6 vjeç", shprehet e afërmja e familjes Buca, ndërsa nuk e përmbajti më veten, por shpërtheu në lot. "Mbase autorët e njihnin dhe mendonin se ai kishte para, pasi ka qenë emigrant në Greqi. Policia duhet t'i gjejë dhe t'i kapë ata kriminelët që vranë një njeri të pafajshëm, një njeri që s'i bënte kujt keq, por shikonte hallin dhe punët e tij", thotë një e afërme e viktimës. "Dy persona të maskuar dhe të armatosur hynë në dyqan dhe filluan të bërtisnin lekët, nxirrni lekët", thotë Merita. Më tej, 44- vjeçarja shprehet se në ato momente bashkëshor­ti i saj u përlesh me një prej personave të armatosur për ta larguar nga djali. Ajo thotë se autorët e qëlluan bashkëshor­tin në sy të djalit 6- vjeçar.

 ??  ?? Banesa e familjes Buci
Banesa e familjes Buci
 ??  ?? E plagosura Merita Buci
E plagosura Merita Buci
 ??  ?? Viktima Agim Buci
Viktima Agim Buci
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania