Gazeta Shqiptare

Tragjedia në Kamëz, policia: 500 mijë lekë shpërblim për këdo që jep informacio­n

3 persona shoqërohen në komisariat, merren në pyetje rreth ngjarjes

-

Policia

e Tiranës ka vënë në dispozicio­n një shumë prej 500 mijë lekësh për këdo që ka informacio­n të vlefshëm për autorët e grabitjes me armë të ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz. Deri në këto momente, policia thotë se janë shoqëruar 13 persona për t'u marrë në pyetje për ngjarjen ku mbeti i vrarë Agim Buci, pronar i një dyqani në rrugën "OSBE", si dhe u plagos bashkëshor­tja e tij, Merita Buci. "Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë Tiranë, nën drejtimin e specialist­ëve të Departamen­tit të Policisë Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz. Deri më tani janë shoqëruar 13 persona për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Policia e Tiranës vë në dispozicio­n 500.000 lekë për cilindo që jep infor- macion të vlefshëm", thuhet në një njoftim. Policia thotë më tej se vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes. Për çdo informacio­n që do shërbejë për identifiki­min e autorëve të kësaj

NJOFTIMI

"Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë Tiranë, nën drejtimin e specialist­ëve të Departamen­tit të Policisë Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur këtë të mërkurë në Kamëz. Deri më tani janë shoqëruar 13 persona për t'u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Policia e Tiranës vë në dispozicio­n 500.000 lekë për cilindo që jep informacio­n të vlefshëm", thuhet në një njoftim.

ngjarje, policia ju fton të telefononi në numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin.

 ??  ?? Marketi i familjes Buci
Marketi i familjes Buci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania