Gazeta Shqiptare

Si u ekzekutua me plumb në gjoks pronari i marketit

Zbardhet dinamika e ngjarjes. Kamerat e sigurisë së marketit filmuan agresorët Policia: Dy autorët e krimit, me kapele dhe me veshje sportive

-

kanë hipur në një automjet tip "BMW" dhe janë larguar me shpejtësi. Uniformat blu ranë në gjurmët e autorëve të vrasjes gjatë tentativës së grabitjes së minimarket­it në Kamëz, por në periferi ata kanë humbur gjurmët. Ndërkohë, po bëhet sërish këqyrja e vendit të ngjarjes me dritë natyrale për të gjetur gëzhojën tjetër. Skenën e ka parë edhe fëmija 6vjeçar i çiftit, i cili ndodhej në market. Marketi ishte në oborrin e shtëpisë së çiftit ku jetonte me 3 fëmijët. Ata ishin larguar prej 17 vitesh nga Mati dhe kishin ndërtuar shtëpinë në Kamëz. Sakaq, policia ka sekuestrua­r pamjet filmike të kamerave të vendosura brenda biznesit dhe po i analizon për të pasur një imazh të qartë të autorëve të krimit. Ekspertët e kriminalis­tikës kanë gjetur gjurmë gishtash në vendin e ngjarjes, që dyshohet se janë të autorëve. Kjo mund të çojë në identifiki­min e shpejtë të grabitësve.

NGJARJA

Më datë 25.04.2017 rreth orës 21: 07, policia e Tiranës është njoftuar se në rrugën "OSBE" ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca , ku nga verifikime­t paraprake ka rezultuar se janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit Agim Buci dhe Merita Buci, ( burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifi­kuar. Bashkëshor­tja Merita ka tentuar t'i vijë në ndihmë Agimit, por ata kanë qëlluar edhe mbi të, duke e plagosur dhe janë larguar në këmbë nga vendngjarj­a. Gruaja është plagosur në këmbën e djathtë me një plumb. Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, autorët kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë. Më pas kanë hipur në një automjet tip "BMW" dhe janë larguar me shpejtësi.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku 52- vjeçari ndërroi jetë, ndërsa bashkëshor­tja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Menjëherë u ngritën pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje- dalje të Kamzës e në pika të tjera. Grupi hetimor po punon për identifiki­min dhe kapjen e autorëve.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania