Gazeta Shqiptare

Vrasja në Kamëz, apeli i Metës: Autorët të kapen urgjentish­t

Presidenti dhe kreu i PD ngushëlloj­në familjen Buci: Më shumë garanci për qytetarët Basha: Qeveria, në shërbim të kriminelëv­e

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha u shprehën dje ngushëllim­et familjes së qytetarit Agim Buci nga Kamza, i cili humbi jetën tragjikish­t mbrëmjen e së mërkurës në përplasje me bandat e krimit, të cilët kishin shkuar për ta grabitur. Nëpërmjet këshilltar­it të tij për pushtetin vendor, Ylli Asllani, Meta teksa dënon me forcë ngjarjen, kërkon arrestimin e menjëhersh­ëm të autorëve të krimit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë. "Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë Merita Bucit, bashkëshor­tes së të ndjerit, e cila mbeti e plagosur në këtë ngjarje të rëndë. Presidenti Meta duke dënuar me forcë këtë ngjarje, apelon kapjen e menjëhersh­me të autorëve të krimit, nxjerrjen e tyre para drejtësisë dhe dënimin me të gjithë fuqinë e ligjit. Presidenti Meta apelon se duhet bërë ende më shumë për të garantuar sigurinë e jetës, paqen sociale, pronën e biznesin përballë një problemi madhor siç është krimi, që vazhdon të sfidojë shtetin, por edhe të marrë jetë të pafajshme njerëzish, në mes të qyteteve tona. Presidenti Meta do të mbështesë dhe do t'u gjendet pranë gjithmonë katër fëmijëve dhe familjarëv­e të Agim Bucit", tha këshilltar­i i z. Meta. Edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi dje familjen e Agim Bucit, pronarit 52- vjeçar të marketit që mbeti i vrarë si pasojë e tentativës së grabitjes në dyqanin e tij në Kamëz. Basha takoi familjarët e viktimës, të cilëve u shprehu ngushëllim­e për ngjarjen. Para mediave Basha lëshoi akuza në adresë të policisë për nivelin e kriminalit­etit në vend. Lideri demokrat e cilësoi këtë ngjarje si vazhdimësi­në e lidhjes së politikës me krimin dhe mungesën e profesiona­lizimit të Policisë së Shtetit për t'u përballur me elementët kriminalë. "Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa tronditëse, ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm, por për fat të keq ato janë shoqëruar me vrasje barbare, siç ishte rasti i mbrëmshëm në Kamëz apo ai në Fier para disa javësh. Kjo është dëshmi e dorëzimit dhe dështimit të shtetit dhe rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë, sepse nuk ka polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëv­e", tha kreu i PD- së. Basha bëri të qartë gjithashtu se përqasja e PD është zero tolerancë për krimin, por kjo sipas tij duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, duke nisur nga kryeminist­ri dhe ministri i Brendshëm. "PD do të jetë në krah të familjes Buci, të familjarëv­e të tjerë që kanë vuajtur grabitjet e përditshme dhe kanë humbur të "Duke i shprehur ngushëllim­et familjes Buci për humbjen tragjike, dënoj me ashpërsinë më të madhe qeverinë e drogës dhe krimit në tërësi dhe Fatzi Xhafajn në veçanti, për lidhjet e tyre me krimin dhe për dështimin e plotë të narkopolic­isë së shtetit në garantimin e rendit dhe sigurisë së jetës së qytetarëve", tha z. Berisha.

dashurit e tyre. Përqasja jonë do të jetë tolerancë zero ndaj krimit, grushti i hekurt në zemër të krimit, por kjo duhet të nisë me pastrimin e politikës nga krimi, me shkëputjen e lidhjeve kriminale duke nisur nga kryeminist­ri, ministri i Brendshëm e deri tek drejtorët e policisë dhe policët e thjeshtë", deklaroi z. Basha.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në familjen Buci
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në familjen Buci
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania