Gazeta Shqiptare

"Mother Jones", Luan Rama: Sajesë, kemi deklaruar në KQZ dhe në bankë

LSI reagon pas artikullit të revistës amerikane: Jemi transparen­të "Kryeminist­ri nuk ka krijuar Komitetin Kombëtar të antidrogës"

- Darina Tanushi

Zv. kryetari i LSI- së, Luan Rama deklaroi dje në një bashkëbise­dim me gazetarët se artikulli i revistës "Mother Jones" është "një sajesë". Sipas deputetit të LSI- së, "' Mother Jones' është një çështje të cilën e quaj jo vetëm të ezauruar, por edhe të tepruar të vazhdojmë të merremi me të. Transparen­ca dhe të gjitha veprimet tona janë kryer konform ligjit. Janë deklaruar në KQZ, janë kryer me bankë, i keni dhe po t'i klikoni në uebsitin e KQZ të gjitha deklarimet, tona prandaj çdo tymnajë që përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga halli i madh i qeverisë dhe i kryeminist­rit me krimin dhe me korrupsion­in, me drogën, me papërgjegj­shmërinë përballë qytetarëve, me taksat dhe tarifat". Ai tha se LSI bëri një reagim korrekt, shumë etik e profesiona­l ndaj artikullit të "Mother Jones", si shenjë përgjegjsh­mërie politike ndaj qytetarëve të vendit. Një ditë më parë, kjo revistë publikoi një artikull, ku flitej për lobimin e LSI- së përmes një kompanie në Qipro, që kishte lidhje me oligarkë rus për të siguruar takime të ishkreut të saj, me Donald Trump. Deputeti i LSI- së, Luan Rama akuzoi kryeminist­rin se nuk ka ngritur Komitetin Kombëtar të bashkërend­imit të luftës kundër drogës. "Në mënyrë paradoksal­e dhe në papërgjegj­shmëri të plotë nuk është krijuar, nuk funksionon, nuk ekziston institucio­ni më i rëndësishë­m që duhej të ngrihej në vend për luftën ndaj trafikut të drogës. Kjo nuk është një çështje fantazie dhe as shijesh individual­e apo personale, por është detyrim ligjor", tha Luan Rama. Ky komitet drejtohet nga kryeminist­ri. "Në përbërje të këtij komiteti, të cilin do të duhej ta drejtonte kryeminist­ri, pra është një përgjegjës­i ligjore e drejtpërdr­ejtë, taksative e kryeminist­rit, edhe për shkak të faktit që është kryeminist­ër, pra në përbërje të këtij komiteti janë pothuaj të gjitha ministritë", sqaroi Rama. Duke vijuar më tej analizën e ligjit për krijimin e këtij komiteti, Luan Rama tha se, "në nenin 5 të të njëjtit ligj, që gjithashtu është një shkelje flagrante, është një papërgjegj­shmëri totale dhe këtu hyn në lojë dhe Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i cili ka mbyllur sytë në rastin më të mirë, në rastin më të keq është po aq përgjegjës dhe bashkëfajt­or me kryeminist­rin, sepse në bazë të nenit 5 të ligjit, Komiteti Kombëtar i Bashkërend­imit të Luftës Kundër Drogës, nëpërmjet kryeminist­rit, brenda datës 30 mars të çdo viti, i paraqet Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me paraqitjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjit­ë e përshtatur­a, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme të qeverisë për detyrimet ndërkombët­are. Jemi në një moment deçiviz dhe në moment të rëndësishë­m natyrisht, pas rekomandim­it të bërë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatav­e të Bashkimit Europian me Shqipërinë në procesin e integrimit dhe ne bëjmë shumë mirë që jo vetëm e mbështesim. Bëjmë shumë mirë që e presim me entuziazëm çeljen e negociatav­e, që në thelb do të thotë çelje e një kapitulli apo e një etape tjetër shumë të rëndësishm­e dhe shumë të vështirë të plotësimit të detyrimeve që ka Shqipëria në proces të integrimit europian. Por me çfarë seriozitet­i e kërkojmë këtë gjë, kur nuk zbatojmë ligjin?", u shpreh Luan Rama. "Lidhur me deklaratat e kolegut të ' Mother Jones', Dan Friedman në intervistë­n e tij për ' Zërin e Amerikës', dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe ' Mother Jones' të kenë pyetje, të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t'i konfirmojm­ë", reagoi LSI, pas intervistë­s së gazetarit amerikan.

 ??  ??
 ??  ?? Zv. kryetari i LSI- së, Luan Rama
Zv. kryetari i LSI- së, Luan Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania