Gazeta Shqiptare

Friedman: Artikulli i "Mother Jones", për lobimin e LSI, i bazuar në fakte

Gazetari amerikan: Nuk kemi dijeni për lobimet e PS

-

Gazetari

i revistës "Mother Jones", Dan Friedman, që është edhe një prej autorëve të shkrimit investigat­iv, që flet për lobim të LSI- së përmes kompanive "offshore" deklaroi se të gjitha sa janë shkruar janë bazuar në fakte. Në një intervistë për "Zëri i Amerikës", Friedman tha: "Provat që ne paraqesim janë në artikull. Pra, provat janë dhe nuk ka mashtrim. LSI- ja kishte kohë të mjaftueshm­e për t'iu përgjigjur pyetjeve tona. Shumicës së tyre, ata realisht nuk iu përgjigjën. Kjo ngre pyetjen se përse po u shmangen përgjigjev­e dhe dalin me akuzën ne se po sajojmë gjëra të paqena". I pyetur se a paguhet revista e tyre nga paratë e kryeminist­rit shqiptar Edi Rama, gazetari Dan Friedman tha: "Jo. Nuk kemi komunikuar me Partinë Socialiste. Kur ne po përgatisni­m një artikull të mëparshëm në lidhje me Shqipërinë, ne i dërguam pyetje Partisë Socialiste, por nuk morëm përgjigje prej tyre, pra nuk kemi pasur komunikime me ta. Ajo që thotë LSI- ja është krejtësish­t e rreme. Ne nuk financohem­i nga para droge dhe duket se ata po përpiqen të sajojnë. Artikulli ynë është i dokumentua­r, pra ne citojmë dokumente të depozituar­a pranë qeverisë amerikane, ndërsa reagimi i tyre është se ne sajojmë. Përse e bëjnë ata këtë? Përse nuk përgjigjen me vërtetësi për atë që kanë bërë ose nuk kanë bërë"? I pyetur se përse investigim­et janë bërë për parti shqiptare që i përkasin opozitës, gazetari sqaroi se, "kemi përmendur në artikujt tanë se Partia Socialiste përdor grupin ' Ballard Partners'. Ne nuk jemi përqendrua­r tek ata, sepse nuk kemi dijeni që dikush të ketë përdorur kompani fantazmë për të paguar ' Ballard Partners'. Ajo që ne hulumtojmë është përdorimi i firmave fantazmë në parajsa fiskale që nuk kanë funksione biznesi, për të financuar lobimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse do të kisha dijeni se socialistë­t e kanë bërë këtë, unë mezi do të prisja për të shkruar rreth kësaj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania