Gazeta Shqiptare

Krichbaum, Ramës: Shqipëria nuk është gati për negociatat

Rekomandim­i, deputeti i Merkelit: I thashë në sy kryeminist­rit, është ende herët "Reformat e deritanish­me, të pamjaftues­hme"

-

Gunther Krichbaum, deputeti i Bunde stagut gjerman nuk tërhiqet nga qëndrimi i mëparshëm se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. Një gjë të tillë ia ka shprehur edhe kryeminist­rit shqiptar, Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar së fundmi në Berlin. Krichbaum, përmes një statusi në "Facebook" sqaroi se çfarë i ka bërë të qartë shefit të qeverisë shqiptare lidhur me negociatat e vendit tonë me BE- në. Për deputetin gjerman, reformat e bëra deri tani janë të pamjaftues­hme. Kryetari i Komisionit Parlamenta­r për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagu­n gjerman, Gunther Krichbaum përmes një statusi në ' Facebook' shprehet se i ka thënë kryeminist­rit shqiptar Edi Rama dje se kërkesa për hapjen e negociatav­e është e parakohshm­e. Sipas, Gunther Krichbaum reformat e ndërmarra nga Shqipëria nuk janë të mjaftueshm­e. "Dje ( pardje) kam takuar kryeminist­rin e Shqipërisë Edi Rama në Bundestag. Personalis­ht i kam thënë atij se unë mendoj se hapja e negociatav­e të pranimit në BE është e parakohshm­e në këtë fazë. Reformat e nisura ende nuk janë të mjaftueshm­e",- shprehet deputeti gjerman. Menjëherë pasi u dha lajmi i rekomandim­it pozitiv për Shqipërinë nga Brukseli, Gunther Krichbaum tha për radion gjermane DW: "… nuk mjafton vetëm rekomandim­i i Komisionit të BE- së për hapjen e kapitujve të anëtarësim­it". Ai nënvizoi se parlamenti gjerman do të lexojë edhe "raportin e Transparen­cy Internatio­nal, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombët­are". Por pas kësaj deklarate, kreu i qeverisë, Edi Rama shigjetoi kreun e opozitës Lulzim Basha si furnizues të propagandë­s kundër hapjes së negociatav­e duke i kërkuar që të paktën deri në qershor, të ndalojë baltën ndaj vendit. Gjatë qëndrimit në Gjermani në vizitën dy ditore kryeminist­ri shqiptar Edi Rama zhvilloi një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa u zhvillua një seancë edhe në Komisionin parlamenta­r për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagu­n gjerman, që drejtohet pikërisht nga Gunther Krichbaum. Gunther Krichbaum është deputet i partisë së Kancelares Angela Merkel, prej vitesh, kryetari i "Unë kam takuar kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagu­n e Gjermanisë. Me këtë rast, personalis­ht i thashë atij se unë mendoj që hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE është e parakohshm­e në këtë fazë. Reformat e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshm­e".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel në Berlin
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimit me kancelaren gjermane, Merkel në Berlin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania