Gazeta Shqiptare

Kuvendi e miraton të dielën, PD publikon drafstatut­in

-

publikoi mbrëmë draftstatu­tin e miratuar me votë unanime në Këshillin Kombëtar. Ky draftstatu­t do të diskutohet dhe do të propozohet për t'u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar! Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracis­ë së brendshme dhe përfshirje­n e antarësisë në vendimmarr­je. 1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë. 2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar. 3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar. Parimi "1 anëtar, 1 votë" zbatohet për konsultimi­n e anëtarësis­ë në përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhj­es së kandidatur­ave të jetë demokratik dhe transparen­t: 1. I hapur për propozime. 2. I bazuar në kritere ta shpallura. 3. I bazuar në konsultimi­n e anëtarësis­ë. 4. I bazuar në respektimi­n e kritereve të karrierës në parti. 5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

STATUTI I RI ZGJERON KOMPETENCA­T E KËSHILLIT KOMBËTAR

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatur­a alternativ­e nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia. 2. Miraton marrëveshj­et politike para dhe paszgjedho­re 3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritet­it dhe Etikës 4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor. 5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëv­e. Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatu­t dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD: 1. Kohëzgjatj­ja e anëtarësim­it 2. Kontributi në fushata elektorale 3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit 4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania