Gazeta Shqiptare

Rama: U pyeta për "Tahirin", por kjo është çështje e drejtësisë

Kryeminist­ri, optimist pas vizitës në Berlin: Opozita çoi baltën "Krichbaum, një nga qindra deputetët e Bundestagu­t"

- Darina Tanushi

Keministri Edi Rama sqaroi dje me t'u kthy er nga Berlini bisedat që kishte pasur gjatë takimeve në Bundestag dhe me kancelaren Merkel. Gjatë bashkëbise­dimit me gazetarë, në Rinas, Rama tha se në Berlin ishte pyetur për çështjen "Tahiri", por nuk i është kërkuar arrestimi i tij. "Është bërë një pyetje në Komisionin e Çështjeve Europiane lidhur me këtë çështje dhe lidhur me pozicionin tonë në këtë proces. Pyetje që sigurisht ka pasur të bëjë në thelbin e shqetësimi­t të vet edhe me baltën e eksportuar atje dhe me tregimin e deformuar të kësaj historie. Por ne kemi qenë në Gjermani, nuk kemi qenë në Venezuelë, ku të na kërkohet që të kapim dikë dhe ta çojmë përpara drejtësisë, sepse kjo është një çështje e drejtësisë dhe këtë në Gjermani e dinë që kur marrin qumështin e nënës", u shpreh Rama. Rama vlerësoi si moment shumë të rëndësishë­m takimin me kancelaren Merkel. "Me kancelaren kemi folur në detaje për të gjitha aspektet e Raportit të Progresit, për ecurinë në të 5 prioritete­t, në mënyrë të veçantë ecurinë e reformës në drejtësi dhe patjetër për progresin e bërë me vetingun, që siç e dini edhe ju përbën një moment shumë të rëndësishë­m dhe ka një vëmendje shumë të veçantë nga të gjithë, por edhe nga vetë kancelaria gjermane", sqaroi Rama, i pyetur nëse kishte biseduar për Thairin me Merkel. I pyetur në lidhje me deklaratën e kancelares Merkel, e cila theksoi se para hapjes së negociatav­e ka disa parakushte, kryeminist­ri u shpreh: "Parakushte­t për të cilat ajo foli janë pikërisht parakushte­t që përbëjnë të gjithë procesin e derikëtush­ëm për të ardhur tek Raporti i Progresit, nëse e keni dëgjuar me vëmendje fjalën e saj. Pra, nuk foli për parakushte të tjera, por foli për këto parakushte. Sigurisht që në bisedën me të i kemi prekur me radhë të gjitha parakushte­t. E kur thashë që vizita për mua ishte e suksesshme në raport me objektivin, nuk kemi pasur objektiv që të marrim "po"- në publike të Kancelares apo të Gjermanisë gjatë kësaj vizite, sepse vetëm ata që nuk e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania