Gazeta Shqiptare

Paloka: Pa Saimir Tahirin para drejtësisë, BE derë e mbyllur

-

Demokratik­e reagoi dje përmes nënkryetar­it të saj, Edi Paloka, sa u përket atyre që i janë thënë kryeminist­rit Rama në Berlin për arrestimin e Saimir Thairit. "E vërteta e vizitës së Ramës në Berlin është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë", deklaroi dje në mbrëmje Paloka. "Nuk prisnim sot që Edi Rama t'u thoshte të vërtetën shqiptarëv­e për vizitën e tij në Berlin. E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë", u shpreh nënkryetar­i i PD- së. "Me keqardhje duhet të pohojmë se nuk ka vend për optimizëm, për sa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsion­in, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushte­t që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë", tha më tej deputeti demokrat. Sipas Palokës, "pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzu­ar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t'i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimi­n ndaj një qeverie, që nuk zbaton asnjë standard europian. Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin", tha në fund Paloka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania