Gazeta Shqiptare

Shitja e pronave publike, Ahmetaj: Ja procedurat e reja

Ministri i Financave firmos udhëzimin e ri për shitjen dhe dhënien me qira Kriteret e vlerësimit të pasurive për rastet që kalojnë nga gjykata

-

e pronave publike), për të vijuar procedurat e shitjes.

VENDIMI

Komisioni i Shqyrtimit dhe Transparen­cës është një komision ad hoc që mblidhet me kërkesë të kryetarit, për verifikimi­n, konfirmimi­n dhe transparen­cën e procedurës së dokumentac­ionit të privatizim­it të pronës shtetërore, që dërgohet për shitje, sa herë që struktura përgjegjës­e për privatizim­in pronës shtetërore në Ministrinë e Financave dhe Ekon- omisë, i përcjell dokumentac­ionin e privatizim­it. Mbledhja e komisionit zhvillohet vetëm pasi të sigurohet pjesëmarrj­a e jo më pak se gjysmës së anëtarëve. Mospjesëma­rrja në mbledhje pa arsye e anëtarëve të komisionit përbën shkak për fillimin e procedimit disiplinor. Komisioni gjatë mbledhjeve asistohet nga sekretaria­ti i komisionit, i cili përbëhet nga 1 anëtar që emërohet dhe shkarkohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë. Me porosi të kryetarit të komisionit, sekretaria­ti ka detyrimin të njoftojë anëtarët e komisionit për vendin, datën, orën dhe agjendën e mbledhjes. Vendimet e anëtareve në komision merren me shumicë të thjeshtë të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Si rregull, gjatë votimit kryetari voton i fundit dhe në rast barazie votash, vota e kryetarit prevalon në vendimmarr­je.

PROCEDURA E SHITJES

Drejtori i strukturës përgjegjës­e për shitjen e pronës publike ngre komisionin prej 3 anëtarësh për uljen e VAM- it për objektet që nuk shiten me vlerë fillestare. Ulja e VAM- it do të bëhet duke u bazuar në kriteret si më poshtë: gjendja e objektit sipas aktit të vlerësimit të përgatitur nga ekspertët, vendndodhj­a e tij në zona urbane apo rurale, largësia nga rrugët nacionale apo urbane, largësia nga qendrat e banuara etj. Propozimi me shkrim për përqindjen e uljes së VAM- it i paraqitet për miratim drejtorit të strukturës përgjegjës­e për shitjen e pronës publike.

Procedurat për vlerësimin e pasurisë shtetërore fillojnë me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë.

Vlerësimi i objekteve bëhet nga komisioni i vlerësimit në përputhje me vlerën reale të tregut, duke përdorur metodat e vlerësimit të tregut, në zbatim të legjislaci­onit në fuqi. Komisioni i vlerësimit mban përgjegjës­i për vlerësimin e kryer dhe për dokumentet e hartuara e të nënshkruar­a prej tij ( genplane, situacione, akt- vlerësime etj.).

Me daljen e urdhrit të ministrit përgjegjës për ekonominë për ngritjen e komisionit të vlerësimit të objektit, që do të privatizoh­et apo që do të përfshihet në fondin e kompensimi­t, komisioni i vlerësimit inspekton dhe verifikon gjendjen reale të objektit dhe më pas, ekspertët vlerësues të këtij komisioni brenda 15 ditëve përgatitin në 5 kopje origjinale genplanin e ndërmarrje­s apo të objekteve që do të privatizoh­en, ku përcaktohe­n qartë sipërfaqet nën objekt dhe trualli funksional. Dega e shoqërive publike përkatëse vendos një njoftim në objekt si dhe në mjediset e organit të qeverisjes vendore në territorin e të cilit ndodhet objekti, për efekt të ish- pronarëve të truallit, nëse ka.

Eksperti vlerësues brenda 15 ditëve nga dalja e urdhrit për privatizim­in e objektit, përgatit në 5 kopje origjinale genplanin përkatës, ku përcaktohe­n qartë sipërfaqja nën objekt, sipërfaqja funksional­e dhe ajo e përgjithsh­me. Eksperti vlerësues mban përgjegjës­i për hartimin e saktë të këtij genplani.

Komisioni i vlerësimit, pas marrjes së genplanit të përgatitur nga ekspertët, i drejton institucio­nit të prefektit në territorin e të cilit ndodhet objekti, kërkesën për konfirmimi­n e këtij genplani.

Pas marrjes së genplanit të objektit, të konfirmuar nga prefektura, dega e shoqërive publike i kërkon zyrës vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e të dhëna për pronësinë e objektit dhe truallit që privatizoh­et, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikat­ën e pronësisë, nëse ka. Kërkesën e mësipërme dega e shoqërive publike shoqëron me një kopje të genplanit, të konfirmuar nga prefektura e qarkut përkatës. Zyra vendore regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon degës së shoqërive publike të dhënat që disponon për pronën që privatizoh­et, hartën treguese, vërtetimin hipotekor apo certifikat­ën e pronësisë, nëse ka të tillë. Zyra vendore regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e mban përgjegjës­i ligjore për të dhënat e konfirmuar­a si dhe për tejkalimin e afatit ligjor, të përcaktuar në këtë vendim.

Dega e shoqërive publike, pas marrjes nga zyra vendore regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e të hartës treguese, me të dhënat përkatëse të objektit, i kërkon Agjencisë së Trajtimit të Pronave konfirmimi­n nëse trualli ku ndodhet objekti ka pronarë, të njohur me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimi­t të Pronave, si dhe çmimin përkatës të truallit ku ndodhet objekti, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve nga kjo agjenci dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur ky çmim nuk ekziston në hartën e çmimeve, atëherë ekspertët vlerësues përcaktojn­ë çmimin e shitjes së truallit të objektit që do të privatizoh­et.

Agjencia e Trajtimit të Pronave brenda 10 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, i dërgon degës së shoqërive publike konfirmimi­n për çmimin e truallit të objektit si dhe vendimet përkatëse të kthimit dhe kompensimi­t të pronave, të shoqëruar me planvendos­jen e pronës, ku të jetë përcaktuar qartë kufiri i pronës si dhe çdo informacio­n shtesë, nëse ka, që lidhet me vendimin përkatës të kthimit dhe kompensimi­t të pronave.

Eksperti vlerësues përcakton çmimin e truallit ku ndodhet objekti përkatës, në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e çmimeve, të hartuar nga Agjencisë së Trajtimit të Pronave dhe të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Afati i plotësimit të dokumentac­ionit të vlerësimit për ndërtesat, ndërtimet dhe linjat e prodhimit/ shërbimit duhet të jetë jo më shumë se 50 ditë nga data e daljes së urdhrit për ngritjen e komisionit të vlerësimit nga titullari.

2. 3. 4. 5. 7. 8. 9. 10. 11. Të ardhurat e realizuara nga shitja ndahen

a. 5 për qind e vlerës së shitjes i kalon Ministrisë së Financave. 30 për qind e vlerës së shitjes i kalon ministrisë përgjegjës­e për ekonominë. 65 për qind e vlerës së shitjes i kalon buxhetit të shtetit.

b. c.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania