Gazeta Shqiptare

Falimentim­i i ' Gulf', ekspertët: Strategji kundër kompanive që vijnë nga parajsat fiskale

Kompania, 313 mijë euro detyrime edhe në Drejtorinë e Tatimeve

-

Ekspertët

e ekonomisë kërkojnë që qeveria të marrë masa për të mos lejuar hyrjen në sektorët strategjik­ë kompani të regjistrua­ra në parajsat fiskale, pasi institucio­net nuk kanë mundësi të identifiko­jë pronarët e vërtetë të tyre. Nisur nga rasti i mashtrimit të firmës Sun Petroleum Albania, e cila ka tregtuar naftë nën logon e Gulf, Zef Preçi, thotë se edhe kur kompanitë janë offshore, qeveria ka të drejtë të kërkojë të dhëna dhe garanci përpara licencimit të tyre. Gjergj Buxhuku, administra­tor i Konfindust­risë, sqaron se në momentin që do të diheshin pronarët e vërtetë, atëherë organet hetimore do të bllokonin

PRONARËT ANONIMË

Pronarët e vërtetë të kompanisë me firmën “Universal Energy Group” janë të panjohur, pasi shoqëria rezulton e regjistrua­r në ishujt Virxhin të njohura si parajsa fiskale.

edhe pasuritë e personale të aksionerev­ë, për të dëmshpërbl­yer më pas qytetarët. Një javë më parë, kompania e naftës ' Gulf' mbylli të gjitha pikat e saj, ndërkohë që kishte shitur gjatë javëve të fundit mijëra litra naftë me tollona me çmim 40% më të lirë se tregu e duke mash-

truar qindra qytetarë e biznese, të cilët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Drejtoria e Tatimeve ka lëshuar një urdhër ku kërkon mos tjetërsimi­n e pronave të shoqërisë Sun Petrolium Albania, e cila ka tregtuar në pikat e karburante­ve naftë nën logon "Gulf". Shoqëria rezul- ton debitore në shumën e 313 mijë euro ndaj administra­tës tatimore për taksën e TVSHsë në masën e 190 mijë eurove, ndërsa po ashtu nuk ka paguar detyrime të tatimit në burim dhe kontribute­ve shoqërore. Për këto arsye Drejtoria e Tatimpague­sve të Mëdhenj ka vendosur edhe penalitete e ka dërguar shkresë për shlyerjen e debisë, por sërish firma nuk ka paguar asgjë. Tatimet kërkojnë të mos lejohet tjetërsimi i pasurive të firmës Sun Petrolium, deri në vjeljen e detyrimeve të saj. Por mashtrimi i firmës "Gulf" nuk ka ndodhur vetëm ndaj autoritete­ve fiskale. Qindra qytetarë kanë blerë javët e fundit tollona naftë me çmime të lira, por sot kanë në dorë vetëm letra pa vlerë. Sipas burimeve nga policia, deri tani vlera e kallëzimev­e të bëra arrin shumën e 80 mijë eurove, ndërsa dysho- het që kompania të ketë tregtuar tollona në masën e 1 milionë litrave. Administra­tori i karburante­ve "Gulf" ka njoftuar dorëheqjen në bordin e aksionerëv­e që prej datës 9 prill të këtij viti, por edhe përgjatë kësaj periudhe firma ka vijuar të shesë tollona.

 ??  ?? Një nga pikat e shitjes ' Gulf'
Një nga pikat e shitjes ' Gulf'

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania