Gazeta Shqiptare

Protestë në Këshillin Bashkiak të Vlorës, ndërpritet mbledhja

Qytetarët e Orikumit: Duam drita e ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerje Banorët e lagjes "Kushtrimi": Duam dëmshpërbl­im për shtëpitë që i ndërtuam me gjak dhe na i shembën

-

Banorët e Orikumit dhe ata të lagjes "Kushtrimi" në qytetin e Vlorës dje e zhvendosën protestën e tyre në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Pasi nuk kanë marrë zgjidhje për një sërë problemesh që i shqetësojn­ë, ata kanë hyrë në sallën ku bëhej mbledhja me pankarta në duar. Përballja e protestues­ve me anëtarët e këtij këshilli ka shkaktuar tension, madje mbledhja është ndërprerë. Mësohet se banorët e lagjes "Kushtrimi" kanë kërkuar dëmshpërbl­im për banesat e tyre, që u shembën në kuadër të ndërtimit të segmentit lidhës të autostradë­s me rrugën Transballk­anike. Bëhet fjalë për 28 familje, të cilat nuk kanë përfituar dëmshpërbl­im. Ndërkohë që prej katër muajsh nuk përfitojnë as qiranë e banesave ku janë vendosur, në pritje të dëmshpërbl­imit. "Jemi lodhur nga gënjeshtra­t e shtetit që na thotë se do u bëj pallat. Ka 4 vjet që nga janari e deri në prill që na thuhet e njëjta gjë. Ka ardhur komisioni dhe tha do u japim 70 për qind dhe blini vetë shtëpitë. Atë të realizojnë. Ne do të ishim akoma në shtëpi, por dëgjuam shtetin e dolëm nga banesat tona. Ndërsa shteti na gënjeu", u shpreh njëri prej banorëve të lagjes "Kushtrimi". "Shtëpitë i kemi ndërtuar me gjak. Pse të mos na paguhet vlera e shtëpisë?! Dhe tani jemi pa punë. Jam 7 veta në familje dhe nuk kam asnjë të ardhur", tha një grua. Me protestën janë solidarizu­ar dhe këshilltar­ët e djathtë, të cilët kanë bojkotuar mbledhjen me pretendimi­n se nuk është futur në rend dite të mbledhjes së këshillit të bashkisë kërkesa e banorëve të lagjes në fjalë. Më pas ishin banorët e Orikumit, të cilët ngritën si shqetësim mungesën e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike, në një zonë turistike dhe që i paguan më shumë taksa bashkisë. Ata u kërkuan llogari anëtarëve të këshillit bashkiak se ku

shkojnë paratë e taksave që ata paguajnë, ndërsa nuk marrin asnjë shërbim. Gjithashtu, banorët e Orikumit deklaruan se mosfurnizi­mi i rregullt me ujë të pijshëm

dhe energji elektrike përgjatë 24 orëve do të çojë në dështimin e sezonit turistik. Banorët e Orikumit dhe lagjes "Kushtrimi" kërkuan prezencën e kryetarit të

Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë. "Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen", shkruhej në pankartat që mbanin protestues­it në sallë.

Për shkak të debateve të ashpra dhe tensionit të krijuar, në sallën e mbledhjes kanë mbërritur edhe punonjës të Policisë Bashkiake për të qetësuar situatën.

 ??  ?? Protesta e djeshme e banorëve të Vlorës në këshillin bashkiak
Protesta e djeshme e banorëve të Vlorës në këshillin bashkiak
 ??  ??
 ??  ?? Protesta e djeshme në Pogradec
Protesta e djeshme në Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania