Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i, prokuroria kërkon dënimin me 5 vite burg të ish- drejtorit të Burgjeve

Reagon avokati Ardian Leka: Kërkesa është e pabazuar në prova Artur Zoto akuzohet për abuzim me tenderat e ushqimeve

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dje dënimin me 5 vite burg për ish- drejtorin e përgjithsh­ëm të Burgjeve, Artur Zoto, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat e ushqimeve gjatë kohës që ai ushtroi detyrën. Gjithashtu, në pretencën e dhënë, prokuroria kërkoi që ish- kreut të burgjeve t'i hiqet e drejta e ushtrimit të funksionev­e publike për 5 vite. Vetë Artur Zoto, i cili rrezikon dënimin për korrupsion pasiv nuk ishte në seancë. Prokurorja Elisabeta Ymeraj rindërtoi skemën korruptive para gjykatës, ku sipas saj është i përfshirë Zoto. Kjo, bazuar në dëshminë e dhënë nga Iljaz Labi, i cili ka thënë se kishin bërë disa tendera në vitin 2016 dhe në marrëveshj­e me disa biznesmenë bënin një garë fiktive. Seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqesë të gjitha argumentet për të vërtetuar që ish- numri një i Burgjeve është i pafajshëm. Nga ana tjetër, Atur Zoto ka deklaruar se po mbahet në burg jo për akuzën për korrupsion, por për pajisjen e përgjimit "Imsi Catcher". Prej muajsh, ai po përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv. Ai u implikua në aferën korruptive pas dëshmisë që bëri në prokurori, ish- zëvendësi i tij, Iljaz Labi, i cili mban statusin e bashkëpunë­torit të drejtësisë. Labi deklaroi se i dërgoi Artur Zotos në zyrë shumën prej 20 mijë eurosh, si ryshfet për tenderin e ushqimeve. Këtë dëshmi, ishkreu i Burgjeve e hedh poshtë me argumentin se me Labin nuk takohej prej një kohe të gjatë, për shkak të marrëdhëni­eve konfliktua­le që kishin. Për këtë, ai kërkoi të ekspertohe­shin pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucio­nit, prej nga vërtetohet se Iljaz Labi nuk hynte kurrë në zyrën e tij. Akt- ekspertimi u përpilua nga dy ekspertë të Policisë Shkencore, të cilët i thanë gjykatës se kanë vëzh- guar 140 orë pamje filmike, në të cilat nuk shquhet qartë dera e zyrës së ish- nëndrejtor­it Iliaz Labi. Megjithatë, ekspertët kanë shkëputur me foto të gjithë personat që kanë hyrë dhe dalë nga zyra e ish- drejtorit Zoto. Gjykata nuk dha detaje se cilët janë personat që shfaqen në këtë foto dhe nëse e rëndojnë ose jo pozitën e të pandehurit, por vendosi t'i administro­nte si provë. Gjykata vendosi t'i drejtohet me shkresë zyrtare Drejtorisë së Burgjeve për të pyetur nëse në datat 23- 24 maj të vitit 2016 i pandehuri dhe ish- zëvendësi i tij, Labi janë paraqitur ose jo në punë dhe nëse kanë zhvilluar ndonjë aktivitet jashtë institucio­nit. Pas kësaj përgjigjej­e pritej edhe pretenca e prokuroris­ë ndaj të pandehurit Artur Zoto.

REAGIMI I MBROJTJES

Pas kërkesës së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për dënimin 5 vite të ish- drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve, Artur Zoto, ka reaguar avokati i tij, Ardian Leka. Ai tha se kërkesa e prokuror- Artur Zoto akuzohet për abuzim me tenderët e ushqimeve në burgje. Ish- vartësi i tij, Iljaz Labi, bashkëpuno­i me drejtësinë dhe tregoi se Zoto përfitonte 20 milionë lekë nga biznesmenë­t që merrnin pjesë në tenderat e ushqimit. Një javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 5 vite burg për Labin, por për shkak të statusit të tij u kërkua pezullimi i dënimit.

isë ishte e pabazuar në prova. Sipas Lekës, prokuroria akuzon pa prova, pasi Zoto dhe ish- vartësi i tij, Iljaz Labi nuk kanë komunikuar, kjo e vërtetuar me kamera. "E prisnim pretencën e prokuroris­ë. Kërkesa e prokuroris­ë ishte e pabazuar në prova. Labi dhe Zoto nuk kanë komunikuar, kjo e vërtetuar me kamera. Labi u përgjua, është vërtetuar se ka kryer vepër penale. Prokuroria akuzon pa prova. Pretendime­t tona do t'i lexojmë herës", u shpreh avokati Leka.

 ??  ?? Ish- drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto
Ish- drejtori i përgjithsh­ëm i Burgjeve, Artur Zoto

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania