Gazeta Shqiptare

Kokainë e marijuanë, dënohet me 7 vite burg dhe 20 mijë euro gjobë korrieri shqiptar

Shuaip Tufa u arrestua në nëntor të vitit 2017

-

ITALI - Shtatë vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë. Ky është dënimi i dhënë me gjykim të shkurtuar ndaj 37- vjeçarit shqiptar, Shuaip Tufa, punëtor ndërtimi, rezident në Viadana. Ndërkohë që mësohet se prokuroria kishte kërkuar dënimin e tij me 13 vjet e 4 muaj burg.

Shqiptari, i konsiderua­r si një prej korrierëve më të rëndësishë­m të drogës ndërmjet Emilias dhe Mantovës përfundoi në pranga bashkë me një bashkëkomb­ës nëntorin e kaluar, pas një operacioni të koordinuar nga policia dhe Guardia di Finanza. Në banesën e tij, në atë kohë u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 11 kg e 100 gr kokainë. Ndërsa në garazhin e jashtëm u gjetën në një frigorifer rreth 9 kg marijuanë, 11180 euro të holla, 4 telefona celularë, materiali për përzierjen e drogës si dhe ambalazhi për dozat. Sipas akuzës, kokaina ishte gati për t'u transportu­ar në Parma. Pikërisht nga ky qytet kishin nisur hetimet deri në arrestimin e dy shqiptarëv­e me akuzën për posedim lëndësh narkotike me qëllim shpër- ndarjen. Kur agjentët e policisë së Emilias po hetonin, kanë zbuluar se nuk ishin vetëm, pasi edhe ushtarakët e Guardia di Finanza të Mantovës po kontrollon­in të njëjtin person. Në këtë pikë kishte nisur një hetim sinergjik, që ka përfshirë edhe skuadrën e lëvizshme të Mantovas. Momenti më i mirë për të ndërhyrë mbërriti kur policët dhe ushtarakët kanë vënë re shqiptarin Tufa të dalë nga shtëpia me makinë me një sjellje nervoze. Pak më vonë kishte mbërritur një "Lancia Y", nga e cila kishte zbritur një tjetër shqiptar, Zenaldo Mamaqi, 27 vjeç, që ndodhej në Itali prej pak ditësh. I riu ishte nisur me makinë, për t'u ndaluar më pas nga financierë­t. Në bordin e makinës kishte 8 kile e gjysmë kokainë e ndarë në 8 pako.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania