Gazeta Shqiptare

Hapja e varrezave të ushtarëve grekë, ekspertët dypalësh do verifikojn­ë Kosinën

REPORTAZH/ Në Dragot janë hapur 200 varre, nga 600 që mendohet të jenë. Çfarë doli nga analizat e ADN- së... Histori lufte, rrëfyer nga ushtarë italianë dhe kujtimet e Jakomonit

- Nga Dragoti, Rezarta Delisula

Jemi kafshë të vetmuara. Ësh të i ftohti i maleve, mjerimi i luftës, që na katandisi në vetmi... Nga sa di unë, lufta që po bëjmë thuajse nuk ka dhënë asnjë këngë të re. Mos është një luftë shumë e ashpër, tepër shterpë, që nuk i përket asnjërit? E vetmja këngë e lindur këtu, që e dëgjoj të këndohet herë pas here i referohet pikërisht asaj urës së Dragotit, me traversat e kobshme dhe të zeza. Ura e Dragotit është kthyer në një vend ku sot vdes: Sul ponte di Dragoti/ Bandiera nera/ La mia gioventu/ E soto terra... ( Mbi urën e Dragotit, flamuri i zi, rinia ime, poshtë nëntokë"... Kështu e përshkruan Gianni Granzotto, ushtar italian e më pas president i ANSA- s, atë çka ndodhi në luftën italo- greke 1940- 1941 ( shkëputur nga ditari i 1 shkurtit 1941). Udhëtimi ynë drejt Dragotit, vendit ku po zhvarrosen ushtarët grekë të rënë në këtë luftë, na përball pikërisht me urën e përshkruar nga gazetari italian, urë që duket e pandryshue­shme që nga ajo kohë. Dragoti është një fshat që nis fill ku mbarojnë traversat e zeza, ndërsa varreza masive është një- dy kilometra larg prej aty.

VARREZA E USHTARËVE GREKË

Varreza e ushtarëve grekë është vendosur në një fushë anë Vjosës, valëzimet e së cilës tregojnë çdo ushtar që prehet aty. Burime tregojnë për "Gazeta Shqiptare" se në këtë fushë mendohet të jenë varrosur rreth 600 ushtarë grekë. Deri më tani janë zbuluar 200 varre, pjesa dërrmuese e të cilave kanë mbishkrimi­n "Greco" dhe numrin serial, ndërsa një përqindje e vogël janë pa identitet. Varrimi i tyre është bërë nga ushtarët italianë, ndërsa në një marrëveshj­e mes qeverisë së Enver Hoxhës dhe Italisë, këta të fundit i tërhoqën ushtarët e tyre përgjatë viteve 1958- 1962. Një kryq i madh i bardhë, tre kontenierë e dy çadra ushtrie janë brenda fushës së vdekjes, e cila ruhet nga policia ushtarake. Askush nuk lejohet të afrohet aty, jo më të kalojë rrethimin. Ora është 11: 00 e dielli bie pingul mbi fushë, por kjo nuk i pengon specialist­ët të kryejnë detyrën. Me sa mësojmë, një pjesë është duke u marrë me pastrimin e skeleteve kockorë për t'i futur më pas në qeset e ADN- së e për të kryer analizën që vërteton identiteti­n e ushtarit të vrarë. Në këtë vend punojnë dy ekipe ekspertësh, ai shqiptar dhe ai grek, ndërsa varrmihësi­t janë nga zona përqark. Në klubin e fshatit mund të mësosh edhe më shumë gjëra rreth varrezës greke. "Erdhën këtu disa veriorë. U ndalën të pinë kafenë. Kërkonin një të afërm të Pika e dytë ku do të nisë puna e ekspertëve shqiptarë e grekë do të jetë Kosina. Aty ekziston tashmë një varrezë e ushtarëve grekë, por do të konfirmohe­t identiteti i tyre në bazë të ADN- së, meqë zhvarrimet përbënë skandal në vitin 2005. Kisha pajtoi disa varrmihës të zonës e nisi zhvarrimin i ushtarëve. Për atë ndërhyrje nuk kishte absolutish­t asnjë lloj lejeje nga shteti dhe as nuk ishin njoftuar organet kompetente dhe çka e bëri më skandaloze çështjen ishte se gjatë procesit të zhvarrimit u gjetën dhe eshtra fëmijësh e grash.

tyre, që ka rënë në luftën italogreke, por s'e dimë më ç'u bë me ta", na tregon një xhaxha nga Dragoti, i cili ka qenë i vogël kur aty bëhej luftë, ndërsa familja e tij ishte shpërngulu­r tek njerëzit e afërt në ato kohë. Për varret që nuk kanë identitet bëhen dy analiza ADN- je, një nga pala greke dhe nga shqiptarët, të cilat me shpenzimet e Greqisë i çojnë mostrat në një shtet evropian. Gjeneralja e vetme femër në Forcat e Armatosura, Manushaqe Shehu është në krye të këtij procesi të rëndësishë­m. Pala greke pretendon që në Shqipëri janë vrarë 12 mijë ushtarë grekë, ndërsa janë përcaktuar 129 pika gërmimi. Rivarrimi i ushtarëve grekë do të bëhet në Shqipëri në dy varreza të miratuara në Këlcyrë e Bularat. Sipas vendimit të qeverisë, është caktuar Ministria e Mbrojtjes për të ndjekur edhe procesin e shpronësim­it të trojeve për ndërtimin e vendprehje­ve të ushtarakëv­e grekë, të rënë gjatë luftës greko- italiane të viteve 1940- 1941, të përcaktuar sipas marrëveshj­es së bashkëpuni­mit midis qeverisë shqiptare e asaj greke.

KOSINA, PIKA E DYTË?

Sipas burimeve për "Gazeta Shqiptare", pika e dytë ku do të nisë puna e ekspertëve shqiptarë e grekë do të jetë Kosina. Aty ekziston tashmë një varrezë e ushtarëve grekë, por do të konfirmohe­t identiteti i tyre në bazë të ADN- së, meqë zhvarrimet përbënë skandal në vitin 2005. Kisha pajtoi disa varrmihës të zonës e nisi zhvarrimin i ushtarëve. Për atë ndërhyrje nuk kishte absolutish­t asnjë lloj leje nga shteti dhe as nuk ishin njoftuar organet kompetente dhe çka e bëri më skandaloze çështjen ishte se gjatë procesit të zhvarrimit u gjetën dhe eshtra fëmijësh e grash. Më pas dy profesorët që themeluan mjekësinë ligjore në Shqipëri, Sokrat Meksi dhe Fatos Harito bënë përpjekjen e tyre për të sistemuar disi katrahurën. Pikërisht kjo është arsyeja që këto varreza do të rikonfirmo­hen, duke bërë këtë radhë analizat e ADN- së.

DITAR LUFTE, 16 SHKURT 1941

Nga çyreku i Trebeshinë­s që e kishin marrë në janar, grekët sulmuan dje çyrekun e Dhëmbelit, paralel me të parin, por shumë më afër Dragotit, Tepelenës, në prag të fushës. Grekët kanë marrë kuotën 1178 në shpatin perëndimor të Dhëmbelit. Në mënyrë të frikshme i janë afruar çelësit të brezit të të gjithë mbrojtjes sonë. Tani Golikun e kanë thuajse në dorë. Zotërojnë ngushticën e Këlcyrës, vërshojnë përtej Vjosës, kanë kapërcyer luginën e Zagorisë. Lumi tjetër në vijën e tyre të përparuar, degë e fundit e Vjosës përpara Tepelenës është Drinoja. Ne jemi mbi luginën e tij. ' Të paktën të binte dëborë, të binte shumë' - mërmëriti kapiten Altieri. - Do mbeteshim të paralizuar për pak kohë. Dhe pastaj, Krisht, edhe tanët do të vendosin të bëjnë ndonjë gjë. Na kanë lënë këtu mbi male si stiva drush. Pak njerëz të armatosur keq, me urdhrin e vetëm: Të rezistojmë. Ose vetëm, të ekzistojmë të paktën. "Kufizohemi në atë që të ekzistojmë". Më shumë nuk mund të bëjmë". ( Gianni Granzotto)

 ??  ?? Fusha e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo- greke pranë Dragotit
Fusha e ushtarëve grekë të rënë në luftën italo- greke pranë Dragotit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania