Gazeta Shqiptare

Njehsimet e diplomave, si do të ndryshojnë afatet për plotësimin e dokumentac­ionit

-

Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë. “Në rast të mangësive në dokumentac­ion, aplikantit i kërkohet fillimisht plotësim dokumentac­ioni me anë të postës elektronik­e, brenda 15 ditëve nga momenti i depozitimi­t të aplikimit në QSHA. Në rast të mosdepozit­imit të plotësimev­e brenda katër javëve, apli- kantit i kërkohen plotësime për herë të dytë me shkresë zyrtare, të cilat duhet të depozitohe­n brenda katër javëve në QSHA, në të kundërt praktika depozitohe­t në arkivin e QSHA- së dhe aplikanti duhet të bëjë aplikim nga fillimi.”- theksohet në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare. Gjithashtu, në këtë të fundit bëhet me dije se konfirmimi i autenticit­etit do të kërkohet me e- mail tek IAL- ja përkatëse të paktën dy herë dhe, në rast mospërgjig­jeje, konfirmimi do të kërkohet me shkresë zyrtare. Në rast se pas gjashtë muajve nga momenti i kërkesës së konfirmimi­t me shkresë zyrtare ende nuk ka një përgjigje nga IAL- ja, prak- tika përkatëse do të depozitohe­t në arkivin e QSHA- së. “Për njohjen dhe njësimin e certifikat­ave dhe diplomave, të lëshuara në përfundim të programeve të studimit që i përkasin nivelit 5 deri në 8 të Kornizës Shqiptare të Kualifikim­eve dhe Kornizës Evropiane të Kualifikim­eve, përveç gradës shkencore “doktor”, ngrihet Komisioni i Njohjes së Diplomave.”- thuhet në udhëzim. Ndërkohë në këtë të fundit theksohet se vërtetimi i njohjes dhe i njësimit do të lëshohet nga QSHA- ja në dy kopje origjinale ku njëra kopje i bashkëngji­tet procesverb­alit përkatës dhe ruhet në dosjen e aplikimit përkatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania