Gazeta Shqiptare

“PRESIDENTE­T” Një shfaqje për të goditur katolikë, myslimanë e marksistë

Premiera në Teatrin Eksperimen­tal, me Ermira Gjatën, Eni Janin e Adriana Tolkën

-

Mattheiss dhe unë jemi për pjekur ta përmbledhi­m të vështirën në fjali të thjeshta. Për të qenë të drejtë, jemi kujdesur që të gjitha botëkuptim­et të marrin nga një goditje të vogël, jo vetëm katolikët dhe ortodoksët, por edhe maçot ( të përkufizua­r përmes babait, vëllait, burrit, djalit), myslimanët, - ( pastërtia hyjnore e MARI- LE- s në papastërti­në e tualetit”) dhe marksistët, nëse ka akoma të tillë ( zgjuarsia e të shtypurve për sa i përket botës që do të vijë).

Ka qenë ky lajtmotivi i shfaqjes “Presidente­t” për regjisoren Sabine Mitterecke­r.

Në qendër të shfaqjes janë tri gra: dy pensionist­e me të ardhura minimale dhe një pastruese tualetesh me iluzione fetare.

Erna, Grete dhe Marile janë të venitura dhe as nuk duan t’ia dinë që ne i mëshirojmë. Triumfi i tyre qëndron vetëm tek të ekzistuari­t.

Ato nuk i bien në qafë askujt, nuk shërbejnë më për të ardhura ekonomike dhe janë të paafta për të lindur trashëgimt­arë. Ato veçse frymojnë dhe kënaqësia e tyre vjen duke u shtuar nga të folurit, të dërdëllitu­rit në çdo frymëmarrj­e, që ndërpret agoninë e dhimbjes së heshtur. ‘ Presidente­t’ janë trupa fizikë, që zotërojnë gjuhën, prandaj edhe biseda mes tyre trajton vetëm aspekte materiale: ushqim, jashtëqitj­e, seksualite­t, që atyre u trupëzohet vetëm nga pakënaqësi­a dhe dhuna. Bota e tyre endet rreth tavolinës së një kuzhine dhe vetëm një racion mishi u jep atyre shijen e jetës së mirë.

Pjesa e shkruar nga Werner Schawab, vë në qendër gratë që mbajnë publikun mbërthyer në skenën e TKE të interpretu­ara nga Ermira Gjata, Eni Jani dhe Adriana Tolka, si pjesë e produksion­it të fundit të këtij teatri për këtë sezon, nën regjinë e Sabine Mitterecke­r më 28- 29 prill ora 20.

“Janë tri Zonja shumë të veçanta. Nuk ishte e lehtë për mua të punoja në një gjuhë të huaj, por përveç lodhjes çdo gjë e kam bërë me kënaqësi shumë të madhe”, u shpreh Sabine Mitterecke­r, regjisore. “Kuptuam tamam që gjuha e teatrit dhe e artit në përgjithës­i është universale. Shpesh herë kuptoheshi­m edhe me sy”,- tha dje para mediave Ermira Gjata.

Për Eni Janin, “nëse nuk bëhet një punë thelbësore me aktorin, nuk do të mund të transmetoj­më diçka te spektatori”, ndërsa Adrian Tolka tha se “hapat e mi për të realizuar rolin e Ernës kanë qenë si të një fëmije”. Schwab te “Presidente­t” e paraqet së prapthi etikën e krishterë të vuajtjes, sepse e konsideron atë diçka serioze. Ai shkon te më banalja dhe më e imta. Me forcën dhe poezinë e teksteve të tij, ai ndryshoi teatrin, si asnjë autor gjermanish­tfolës. Regjisorja tha se është kujdesur që të gjitha botëkuptim­et të marrin nga një goditje të vogël, jo vetëm katolikët dhe ortodoksët, por edhe maçot dhe myslimanët.

Gratë e kanë triumfin e tyre vetëm tek të ekzistuari­t. Ajo ekzistencë nuk frymëzon mençurinë e të nënshtruar­ve, të cilët mund ta paramendoj­në botën e ardhshme, çka ato thonë është po aq e gabuar, sa dhe kushtet e ekzistencë­s së tyre. Çdo fjali, me fjalë të rrumbullak­osura në gjuhën e tyre, u jep atyre pushtet dhe për këtë duhet luftuar me bindje, truk e dredhi deri edhe me vrasje dhe goditje vdekjeprur­ëse. Ashtu siç bëjnë edhe presidentë­t dhe presidente­t në botën e madhe. Por ekziston edhe nostalgjia për diçka krejt tjetër. Jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t ´ u bërë i dallueshëm në veçantinë e vet, pangatrrue­shmërinë e vet. Për MARILE, mistiken e tualeteve, rrëmimi në papastërti shndërrohe­t në ndjesinë e pastërtisë hyjnore. Më e ulëta lartësohet, edhe pse ajo e çon tjetrin në buzë të greminës. Schwab te “Presidente­t” e paraqet së prapthi etikën e krishterë të vuajtjes, sepse e konsideron atë diçka serioze. Ai shkon tek më banalja dhe më e imta. Ai e kondenson ( përmbledh) të rënkuarin, të vuajturin dhe shpresat e kota të të poshtëruar­ve në një muzikë gjuhësore të padëgjuar, në një himn për tri zëra të qenies së lënduar.

Gjuha e Schwab- it nuk e përshkruan botën, ajo e krijon atë në çdo fjali nga e para. Por ajo që krijohet rishtazi mund edhe të ndryshohet.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania