Gazeta Shqiptare

Emmanuel Macron, kundërhelm­i për Trump

“Deutsche Welle”

- Nga Michael Knigge

( vijon nga faqja 1)

... Macron tregoi se di t’i dalë përballë mikut të tij, Trump - mendon Michael Knigge. Vizita e zgjeruar e Emmanuel Macron në SHBA ishte e ndarë në dy pjesë, në qendër të pjesës së parë ishte vetë presidenti francez dhe presidenti Trump, sepse ai e ftoi presidenti­n francez për vizitë shtetërore në Uashington. Macron nga ana e tij i shpjegoi me mirësjellj­e diferencat politike, por u përball me respekt me mikpritësi­n. Presidenti francez nuk mund t’i shpëtonte - ashtu si edhe krerë të tjerë qeveritarë, trajtimit tipik Trumpian. Në përpjekjen për të nderuar mikun, shprehimis­ht për ta bërë “më të bukur”, Trump i pastroi me dorë zbokthin nga xhaketa e kostumit Macron. Ai i dhuroi një puthje në ajër presidenti­t francez dhe e tregoi veten të stuhishëm si gjithmonë.

MACRON NUK E NDRYSHOI QËNDRIMIN E TRUMPIT

Në deklaratat publike dhe gjatë konferencë­s së shtypit, Trump nuk ndryshoi pozicion për temat që kishin rëndësi për presidenti­n francez: zgjatja e marrëveshj­es atomike me Iranin, angazhimin e mëtejshëm të SHBA në Siri, luftën kundër ndryshimit të klimës dhe dhënien fund të kërcënimev­e për futjen e doganave ndëshkuese për mallrat nga BE. Macron ia doli të anashkaloj­ë këtë e të mos e jepte veten para spektaklit pa stil të Trumpit. Pas kësaj pjese të parë, mund të kishe përshtypje­n se Trump nuk e trajton Macron si partner të barabartë. Madje as nuk mund ta mënjanojë simpatinë për Macron për këtë. Trump e mbushi me kompliment­e homologun e ri, i tregoi rezidencën e George Washington­it në Mount Vernon, dha një banket shtetëror për nder të tij. Por më vonë publikisht ai i hodhi tutje propozimet e Macron. Nga Shtëpia e Bardhë, Macron nuk mori me vete më shumë se formulën standarde: “Do ta marrim vesh shpejt”.

MACRON MBRON VLERAT EUROPIANE

Por, pas kësaj erdhi akti i dytë i vizitës së Macron në SHBA, momenti kur foli para senatorëve dhe deputetëve të Kongresit Amerikan. Këtë fjalim ai e mbajti në anglisht, gjë e pazakontë për një president francez. Ajo që parashtroi Macron nuk ishte gjë tjetër, veçse një refuzim direkt i politikës Trumpiane dhe taktikës që e solli atë në pushtet. Macron mbrojti me pasion demokracin­ë, lirinë, tolerancën e të drejtat e njeriut si edhe bashkëpuni­min ndërkombët­ar - një pretencë e fuqishme e vlerave të sulmuara perëndimor­e. E të gjitha këto Macron i tha para një kongresi të kontrollua­r nga republikan­ët, që me pak përjashtim­e e mbështet presidenti­n Trump, i cili shpesh i injoron këto vlera. Fakti që fjalimi u mbajt në zemër të demokracis­ë së Shteteve të Bashkuara i dha atij një peshë të veçantë. Por kur kjo vizitë e Macron u përbë nga dy pjesë, a mund të quhet si sukses, kur Macron nuk ia doli ta lëvizë Trumpin nga pozicionet e tij? Po, dhe kjo për dy arsye.

SUKSES PËR MACRON DHE BE

Së pari, sepse në Uashington­in e Donald Trumpit duhet të jesh mirënjohës për çdo lloj suksesi të vogël. Pas suksesit të papritur në zgjedhje, vëzhguesit në kryeqyteti­n amerikan spekulonin gjysmë me shaka, se banketi i parë shtetëror do të shtrohej për kryeminist­rin hungarez, Viktor Orban. E aq larg realitetit këto spekulime nuk ishin, në fund të fundit politikani i parë europian, që e vizitoi Trumpin pas zgjedhjes së tij ishte Nigel Rafage, strategu i Brexitit. Dhe tani Trump e cilëson diktatorin koreano- verior “një njeri të nderuar”. Para këtij sfondi, ftesa për Macron, presidenti­n e një vendi tradiciona­lisht aleat, por edhe një anëtar qendror në BE nuk ishte e vetëkuptue­shme. Përkundraz­i, ajo mund të shihet si një sukses si për Macron, ashtu edhe Bashkimin Europian. Së dyti, Macron e përdori vizitën e tij, e sidomos fjalimin e tij para Kongresit Amerikan, për t’i risjellë në vëmendje vlerat perëndimor­e dhe për t’i mbrojtur ato. Duke e bërë këtë me emocion dhe retorikë të shkëlqyer, ai skicoi vizionin e një bote, që mund të përshkruhe­t si kundërpesh­a e botëkuptim­it të Trumpit. Nxjerrja në pah e kësaj alternativ­e ishte sa e shumëpritu­r, aq edhe e nevojshme.

Në deklaratat publike dhe gjatë konferencë­s së shtypit, Trump nuk ndryshoi pozicion për temat që kishin rëndësi për presidenti­n francez: zgjatja e marrëveshj­es atomike me Iranin, angazhimin e mëtejshëm të SHBA në Siri, luftën kundër ndryshimit të klimës dhe dhënien fund të kërcënimev­e për futjen e doganave ndëshkuese për mallrat nga BE. Macron ia doli të anashkaloj­ë këtë e të mos e jepte veten para spektaklit pa stil të Trumpit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania