Gazeta Shqiptare

Udhërrëfye­s i diplomacis­ë shqiptare

-

jetës fetare e institucio­nale në Shqipëri. Këtu duhet shtuar edhe një varg ndërhyrjes­h qeveritare greke në raport me punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë, sikurse janë ndarja e saj territoria­le, minoriteti grek në Shqipëri dhe mërgimtarë­t shqiptarë në Greqi. Nga ana tjetër, dobësia e shtetit shqiptar dhe mosveprimi i vendosur, sikundër vëren autori i librit "ka sanksionua­r një formë proteksion­i grek mbi ortodoksin­ë shqiptare nëpërmjet legalizimi­t në protokolli­n zyrtar të ministrave dhe kryeminist­rave grekë gjatë vizitave në Tiranë të takimeve të tyre me kryepeshko­pin grek të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, në një kohë që ata nuk kanë takuar kurrë as Kryetarin e Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë dhe as Primatin Katolik të Shqipërisë". Ndërhyrjet e këtilla diplomatik­e janë bërë një objekt trajtimi e analize të diplomatit tonë të shquar, ambasadori­t Shaban Murati. Duke marrë parasysh edhe raportin e zhdrejtë të marrëdhëni­eve ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, hapja e çështjeve të tilla, si kjo e detit, është bërë për interesa të palës e cila në planin diplomatik ishte pozicion më të konsolidua­r. Kujtojmë se më 2007, kur nga pala greke u shtruan çështja e detit, fillimisht vetëm si çështje e shelfit kontinenta­l, Shqipëria nuk ishte shtet i NATO- s dhe pozita e saj ndërkombët­are ishte dukshëm më e pafavorshm­e nga ajo që është sot.

Parë në një kontekst më të gjerë të ndërhyrjes greke në çështje të brendshme dhe në hapësirën shqiptare, Shaban Murati e vlerëson çështjen e detit si një intrigë diplomatik­e. Dhe për të gjithë është e qartë se intriga është një "veprim që bëhet me qëllim të keq e prapa krahëve të dikujt për ta ngatërruar me të tjerët, për ta futur në kurth a për ta dëmtuar; ( intriga është) punë tinëzake dhe e pabesë që dikush e bën për të arritur qëllimet e tij jo të ndershme". Pra, fjala është për një kurth nëpërmjet të cilit, Greqia, partneri, i deklaruar si strategjik, i Shqipërisë, ndërhyn me qëllim të përfitimev­e në dëm të palës së konsiderua­r si inferiore, pra në këtë rast të palës shqiptare. Autori, me të drejtë, shtron për reflektim të gjerë çështjen e pranimit të Greqisë si partner strategjik, ndërkohë që ajo nuk e ka hequr gjendjen e luftës me Shqipërinë, ndërkohë që ende nuk i njeh kufijtë tokësorë dhe ujorë të Shqipërisë, ndonëse bashkërish­t të dyja vendet bëjnë pjesë në NATO.

Disa nga përfundime­t më me interes të ambasadori­t Shaban Murati për njohësit e fushës, pra për diplomatët, por edhe për opinionin e gjerë, janë këto:

1. Çështja e detit është çështje e paqenë në marrëdhëni­et ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë;

2. Kjo çështje nuk ka ekzistuar si e tillë për gati një shekull të tërë, ndonëse marrëdhëni­et dypalëshe në vijimësi janë karakteriz­uar nga gjendje të tensionuar­a, madje edhe të luftës;

3. Ambiciet greke për zgjerim territoria­l në det vijnë si rezultat i hulumtimev­e për rezerva të naftës dhe të gazit në hapësirën e pretenduar detare;

4. Këtë çështje, apo më mirë thënë këtë intrigë, e kanë krijuar artificial­isht mekanizmat qeveritarë dhe diplomatik­ë shqiptarë me negocimin dhe nënshkrimi­n e nxituar të marrëveshj­es së vitit 2009;

5. Nënshkrimi i marrëveshj­es së detit është akt i pashembull­t pazari në dëm të sovranitet­it dhe të integritet­it territoria­l të Shqipërisë;

6. Marrëveshj­a e nënshkruar është anuluar nga Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë më 2010 dhe ky është akti që nga autori vlerësohet si përgjegjsh­mëri e rrallë juridike, historike, kombëtare, politike, diplomatik­e etj. Gjykata Kushtetues­e e Republikës së Shqipërisë e ka hedhur poshtë edhe objektin e marrëveshj­es, gjë që, në rrafshin juridik, politik e diplomatik, pamundëson çdolloj rinegocimi të mëtejmë;

7. Mekanizma përkatës të qeverisë greke statusin aktual të marrëveshj­es e vlerësojnë, në mënyrë tendencioz­e dhe për interesa vetjake, me togfjalësh­in terminolog­jik "marrëveshj­e e bllokuar" dhe jo marrëveshj­e e anuluar, apo marrëveshj­e nul, sikundër është në realitet;

8. Kjo marrëveshj­e e anuluar krijon një vatër të re tensionimi dhe kushtëzime­sh të pritura në marrëdhëni­et ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, veçmas parë në prizmin e anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Evropian;

9. Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar ( nënshkrimi dhe anulimi i marrëveshj­es) qeveria aktuale shqiptare dhe ajo greke janë në proces të negocimit të një pakoje çështjesh me interes ( ku përfshihet edhe çështja e paqenë e detit) për të dyja palët, por ku nuk është përfshirë çështja çame;

10. Përgjithës­isht autori konstaton apetitet e palës greke për rivendikim­e territoria­le në dëm të Shqipërisë, ndërsa tehun e kritikës e drejton kah mekanizmat diplomatik­ë e shtetërorë shqiptarë, të cilët në këtë çështje u treguan të nxituar, të papërgatit­ur dhe inferiorë.

Libri "Çështja e detit", i cili vjen në një format dygjuhësh, shqip dhe anglisht, është një udhërrëfye­s i rëndësishë­m për diplomacin­ë, politikën dhe institucio­net shtetërore shqiptare përgjithës­isht. Është një tekst bazik, të cilin do të duhej ta lexonin dhe, nga i cili do të mund të mësonin shumë përfaqësue­sit tanë, veçmas ata që janë të ngarkuar me marrëdhëni­et e Shqipërisë me të tjerët e sidomos me fqinjët. Përtej faktit se trajtohet një situatë konkrete, libri me dimensione­t e tij të trajtimit shpërfaq dobësitë kronike të diplomacis­ë sonë.

Një vlerë të shtuar të këtij studimi e përbën edhe aspekti referencia­l që ka zbatuar autori. Shtojca me disa dokumente kryesore ndërkombët­are për kufijtë e Shqipërisë me Greqinë, sikundër janë Protokolli i Firences i vitit 1925, pastaj Akti përfundimt­ar i delimitimi­t të kufijve të Shqipërisë i vitit 1926, Studimi i kufirit ndërkombët­ar Shqipëri- Greqi i Departamen­tit të Shtetit Amerikan i vitit 1971 etj. dhe Bibliograf­ia pothuajse shteruese për çështjen e trajtuar janë një mbështetje e rëndësishm­e dokumentar­e për konstatime­t që i gjemë në këtë libër.

Një meritë të veçantë në këtë drejtim e ka edhe botuesi i saj Fondacioni "Alsar" i Tiranës dhe kryetari i tij z. Mehdi Gurra. Botimi dygjuhësh dhe në një format të këtillë teknik është gjithsesi një model që duhet ndjekur edhe nga botues të tjerë.

Duke përfunduar më lejoni të them se Shaban Murati është ndër mendjet më kritike në raport me rrjedhat tona shoqërore dhe veçmas lidhur me marrëdhëni­et ndërkombët­are të shtetit shqiptar. Komentet, analizat dhe përfundime­t e tij janë rezultat i shqyrtimev­e profesiona­le, i vjeljes shteruese të burimeve, i njohjes së traktateve relevante ndërkombët­are, i qëndrimit të patundur në parime të etikës moderne shkencore, i argumentim­it të qëndrueshë­m edhe përballë mendjeve më kritike në raport me të. Kësaj duhet t'i shtojmë edhe faktin se autori është ndër shkruesit më të mirë të shqipes nga radhët e diplomatëv­e tanë; tekstet e tij shquhen për qartësi konceptual­e dhe rrjedhshmë­ri logjike e gjuhësore.

Me dijet nga fusha e teorisë së diplomacis­ë dhe të akteve bazike ndërkombët­are, me vetëdijen historike, me përvojën e rrallë nga veprimtari­a shumëvjeça­re diplomatik­e, me njohjen e kontekstit rajonal e global të ekzistimit të shtetit shqiptar dhe të shqiptarëv­e përgjithës­isht, mjeshtri i diplomacis­ë shqiptare, Shaban Murati, na ka ofruar një kontribut të çmueshëm për zgjidhjen e problemeve aktuale kufitare, por edhe një udhëzim për rrugëtim më të sigurt në vorbullat e ardhme të bërjes së diplomacis­ë. * Drejtor i Institutit Albanologj­ik të Prishtinës

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania