Gazeta Shqiptare

Ministri i Jashtëm kritikohet në SHBA, të shqetësuar për lidhjet me Erdogan

Përfaqësue­sja e diasporës: Bëni biznes me Turqinë, flini me Serbinë dhe flirtoni me Rusinë Zbardhen debatet e ashpra në Universite­tin e Columbias

-

Amerika nuk ka aleat më të mirë se Sh qipëria dhe amerikanët nuk kanë miq më të mirë se shqiptarët", thotë profesor David L. Phillips, citon "Deutsche Welle". Ky është thelbi i një takimi të mbajtur këto ditë në Universite­tin Columbia, ku ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati foli për sfidat e Ballkanit Perëndimor. Sfida që prekin marrëdhëni­et e Shqipërisë me SHBA. Penetrimi rus dhe penetrimi turk me ngjyrim islamik në Ballkan janë shqetësime­t aktuale të SHBA- ve për këtë rajon, të cilin prof.. Phillips e quan "rajon të komplikuar me marrëdhëni­e të komplikuar­a". Rajon që ai e njeh mirë, sepse ka gati 30 vjet që punon me të. Po ai njeh mirë dhe Shqipërinë, ku ka qenë me delegacion­in e parë amerikan të nivelit të lartë që vizitoi vendin pas hapjes, së bashku me James Baker.

RUSIA NË SHQIPËRI

Shqetësim kanë SHBA- të për rritjen e penetrimit rus në Ballkanin Perëndimor dhe atë që sipas "New York Times", e ka kthyer rajonin në fushëbetej­e që të kujton Luftën e Ftohtë, ku rusët kanë akses në infrastruk­turë dhe jetën publike. Rusia është shumë prezente në Ballkanin Perëndimor, veçanërish­t në Bosnje dhe Serbi. Influenca ruse është e fortë në elitat politike, në biznes dhe në media. "Ne, si Shqipëri e kemi konsiderua­r veten të jemi imunë ndaj Rusisë. Duhet të them se vitet e fundit Rusia ka tentuar të penetrojë në jetën publike, për shembull në media", thotë ministri Bushati.

TURQIA NË BALLKAN

Prof. Phillips pyet nga vijnë financimet për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë. "Nga përvoja ime me Shqipërinë, nacionaliz­mi aty ka pasur vlera më të mëdha se sa islamizmi. A kanë zëvendësua­r këto vlera njëra- tjetrën?", është pyetja që ai i drejton ministrit shqiptar, i cili e mbron kësh-

tu ndërtimin e xhamisë: "Xhamia është ndërtuar, nuk e di pse kjo duhet debatuar. Për një kohë të gjatë komuniteti mysliman në Tiranë

nuk ka pasur xhami dhe klerikët shkonin në shkollat publike". Ministri konfirmon marrëdhëni­et e mira me Turqinë, por shton "kjo Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me sekretarin e Shtetit të SHBA- ve, Mike Pompeo gjatë pjesëmarrj­es në takimin e ministrave të Jashtëm të NATOs në Bruksel. Ndërkohë, po dje ai takoi edhe ministrin grek të Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, ndërsa në një bisedë me gazetarë tha se ka lodhje nga evropianiz­imi.

nuk na ka penguar që të jemi vigjilentë për çështje të politikave ndërkombët­are. Në disa raste ne kemi qenë në drejtim tjetër nga Turqia". "Jo - thotë Prof. Phillips. - Kur Parlamenti Evropian ka mbajtur qëndrim ndaj Turqisë, ju keni mbajtur anën e Turqisë". Edhe nga publiku bëhen pyetje për investimet turke në rajon. Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra ndodhet në publik dhe shfrytëzon rastin për të treguar qëndrimin e saj, që nuk përputhet me atë të ministrit shqiptar. Gazetarja thotë se në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Turqia e Erdoganit ka axhendë islamike. Gra dhe burra shqiptarë i janë bashkuar ISIS. "Nuk ka politika për preferenca ndaj investimev­e turke në Shqipëri. Turqia është vendi i pestë për investimet në Shqipëri. Shqiptarët po japin kontribut të madh në luftën kundër terrorizmi­t", mbrohet ministri Bushati. Një përfaqësue­se e diasporës ka qëndrim më radikal kur thotë për politikën shqiptare: "Ju bëni biznes me Turqinë, flini me Serbinë dhe flirtoni me Rusinë". Prof. David Phillips këshillon krijimin e një akademie, ku të jepen mësime për parandalim­in e ekstremizm­it të dhunshëm, ku Universite­ti Columbia mund të ndihmojë me kontributi­n e vet.

GREQIA DHE SHQIPËRIA

Të gjithë këto i dëgjon me vëmendje ambasadorj­a greke pranë OKB- së, Maria Theofili. Ajo është e para që e merr fjalën nga publiku për të dhënë një mesazh nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. "Greqia mbështetet perspektiv­ën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Secili nga vendet është një rast më vete. Me Shqipërinë, Greqia do i zgjidhë problemet në një paketë më vete". "Dërgoji të fala ministrit dhe thuaji aty ku ndodhet, në Vjenë, që në bisedimet që janë duke u zhvilluar të gjejë një zgjidhje para takimit të ministrave të NATO- s, që pritet të mbahet në korrik", thotë prof. Phillips, i cili nuk e përmend emrin e Maqedonisë, por të gjithë e dinë për çfarë bëhet fjalë. Paketa si zgjidhje për Shqipërinë përmban me siguri ligjin e luftës, i cili është ende në fuqi midis Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe Greqia nuk pranon ta shfuqizojë. Por jo vetëm kaq. Nga publiku ngrihet pyetja për atë që quhet "Çështja Çame". Një përfaqësue­s i Organizatë­s s h q i p t a r o - a m e r i k a n e "Çamëria", pyet a është Çamëria temë e bisedimeve që Shqipëria zhvillon aktualisht me Greqinë dhe kërkon më shumë transparen­cë për këtë çështje, sepse informacio­net nga politikanë­t e të dy vendeve janë të ndryshme.

BUSHATI NUK E PËRMENDI KOSOVËN

Ministri Bushati thotë se në tavolinën e bisedimeve flitet për çështje të së kaluarës, por edhe të jetës së përditshme të qytetarëve. Edhe këtu Prof. Phillips ofron ndihmën e shoqatës për dialogun historik të drejtuar prej tij. Ministri Bushati nuk e përmendi Kosovën më vete në pikat për të cilat foli. Ka disa kohë që Shqipëria nuk ka më nevojë të luajë rolin e avokatit mbrojtës për Kosovën. Kosova ka aktualisht avokatë mbrojtës më të mirë se Shqipëria. "Shqipëria mbështet përpjekjet e Kosovës për të mbyllur të gjitha çështjet e hapura me vendet fqinjë dhe liberalizi­min e vizave", tha sidoqoftë ministri Bushati.

 ??  ?? Samiti i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo- Brijunit, dje në Shkup
Samiti i Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo- Brijunit, dje në Shkup
 ??  ?? Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, dje në Bruksel
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania