Gazeta Shqiptare

Meta takon Tuskun: Inkurajim për thellimin e reformave

Presidenti në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo- Brijunit "Shqipëria, çdo mundësi për anëtarësim në BE"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bindjen e plotë se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për t'u anëtarësua­r në Bashkimin Evropian. Z. Ilir Meta po merr pjesë në Samitin e Krerëve të Shteteve të Procesit të Brdo- Brijunit, Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe BosnjeHerc­egovinës, i cili po zhvillohet aktualisht në Shkup të Maqedonisë. Në këtë samit marrin pjesë si të ftuar të posaçëm presidenti i Këshillit Evropian, zoti Donald Tusk, si dhe kryeminist­ri i Bullgarisë, Boyko Borisov. Gjatë qëndrimit në Shkup, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim të veçantë me presidenti­n e Këshillit Evropian, Donald Tusk. Zyra e shtypit e kreut të shtetit njoftoi se z. Meta e konsideroi shumë të rëndësishm­e pjesëmarrj­en e presidenti­t Tusk në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo- Brijunit, shenjë e vëmendjes dhe mbështetje­s gjithnjë e në rritje të BE- së ndaj Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit gjithashtu vlerësoi vizitën dhe mesazhet inkurajues­e që Presidenti Tusk përcolli gjatë vizitës së tij në Tiranë, të cilat duhet të nxitin të gjitha institucio­net shqiptare drejt arritjeve konkrete në zbatim të 5 prioritete­ve kyçe. Duke shpresuar në vendimmarr­jen pozitive të Këshillit të qershorit ndaj rekomandim­it për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it të Shqipërisë, Presidenti Meta theksoi se ky do të ishte një moment oportun për të marrë përgjegjës­i të reja dhe më angazhuese karshi qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve evropianë. Presidenti Meta pohoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe angazhimin e shprehur qartë për kaluar në fazën e vështirë të negocimit drejt anëtarësim­it. Z. Meta theksoi rëndësinë që ka edhe vendimi për liberalizi­min e sa më të shpejtë të vizave me Kosovën, një hap i merituar që do të mundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve kosovarë drejt hapësirës shengen. Kurse përmes një postimi në rrjetin social

"Twitter", Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta njoftoi se ka zhvilluar një takim me presidenti­n e Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, një takim i ngrohtë e miqësor, siç thekson vetë kreu i shtetit. "Inkurajim për të përshpejtu­ar thellimin e reformave

në 5 prioritete­t kyçe. Në pritje të mesazheve pozitive nga Samiti i Sofjes dhe mbledhja e Këshillit Europian në qershor", shkruan më tej Presidenti i Republikës. Mesazh pozitiv nga mbledhja e Këshillit të BE- së në muajin qershor, sigurisht që pritet me kërshëri të jetë çel-

ja zyrtare e negociatav­e për anëtarësim në bllokun europian, ndërsa inkurajimi mbi thellimin e reformave në 5 prioritete­t kyçe kanë të bëjnë me ato prioritete që sollën deri te rekomandim­i pozitiv i Komisionit Europian për hapjen e negociatav­e brenda vitit me Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania