Gazeta Shqiptare

Ministri francez, në Tiranë për të vlerësuar luftën kundër krimit

Negociatat, Xhafaj takon homologun Collomb

-

Gjatë

qëndrimit në Par is, pjesëmarrë­s në konferencë­n ndërkombët­are mbi luftën kundër financimit të organizata­ve terroriste "No Money for Terror", ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim edhe me homologun francez, ministrin Collomb. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, të shpërndarë për mediat, ministri Collomb shprehu sërish kënaqësinë për forcimin e bashkëpuni­mit mes dy vendeve dhe autoritete­ve policore në fushën e sigurisë dhe punëve të brendshme dhe veçanërish­t në arritjet pozitive të muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimin e kufijve dhe migracioni­t të parregullt. Nga ana e tij, ministri Xhafaj shprehu vlerësim të veçantë për inkurajimi­n e autoritete­ve më të larta franceze në këtë drejtim dhe veçanërish­t për vlerësimet pozitive të bëra publike nga ministri Collomb. Gjithashtu, të dy ministrat ndanë mendime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, veçanërish­t pas raportit të fundit të Komisionit Evropian, i cili rekomandon hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE. Ministria e Brendshme thekson se rezultatet në fushat e sipërpërme­ndura, të vlerësuara edhe nga autoritete­t franceze, luajnë një rol të rëndësishë­m në proceset dhe vendimet e rëndësishm­e në të ardhmen. Dy ministrat ranë dakord të takohen së shpejti në Paris ose në Tiranë së bashku me ekipet përkatëse, për të vlerësuar punën e bërë dhe për të thelluar më tej bashkëpuni­min në fushën e rendit dhe sigurisë. Franca së bashku me Gjermaninë dhe Holandën janë tri vendet skeptike për hapjen e negociatav­e për Shqipërinë.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Presidenti i Këshillit Evropian, zoti Donald Tusk
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe Presidenti i Këshillit Evropian, zoti Donald Tusk
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania