Gazeta Shqiptare

Kuvendi miraton statutin e PD, kritikët bojkotojnë Bashën

Zbardhet axhenda e punimeve, të dielën në sallë edhe Mustafaj dhe Selami Ftesa, Bregu: Më ka çu nana me la gojën "Censura, e nxitur nga kryeminist­ri Rama"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e mbledh Kuvendin Ko mbëtar ditën e diel në orën 10: 00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve për miratimin e statutit të ri të PD- së. Por, kreu i PD- së Lulzim Basha do të bojkotohet nga grupi i kritikëve të tij përveç Eduard Selamit, i cili u përball me të për kreun e kësaj force politike. Mësohet se z. Selami ka konfirmuar pjesëmarrj­en në Kuvendin Kombëtar, ndërsa ka kërkuar të flasë para delegatëve për statutin dhe problemet e brendshme në këtë forcë politike. Pjesë e Kuvendit Kombëtar do të jetë edhe ish- funksionar­i i lartë i Partisë Demokratik­e, Besnik Mustafaj, ndërsa ish- deputetët Jozefina Topalli, Arben Imami, Ridvan Bode, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu bojkotin e arsyetojnë duke theksuar se axhenda e këtij Kuvendi nuk parashikon diskutime për statutin dhe nuk ekziston mundësia që ata të marrin fjalën para delegatëve. Por, burime pranë Partisë Demokratik­e theksojnë se është statuti që i mundëson çdo pjesëmarrë­si të flasë në Kuvend, ndërsa i cilësojnë pretendime­t si alibi për mospjesëma­rrje. Ndryshe nga kuvendet që kemi parë në vitet e shkuara, formati i këtij të 29 prillit duket krejt ndryshe, i ngjashëm me protestat në bulevard. Burimet pranë grupit organizato­r theksuan se të parët në Kuvend do të flasin qytetarët, të cilët do të sjellin historinë e tyre personale dhe pakënaqësi­në ndaj qeverisë. Më pas pritet të flasë kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i cili do të paraqesë tezat e tij për Partinë Demokratik­e dhe platformën e tij për rikthimin në pushtet. Sekretari i përgjithsh­ëm i demokratëv­e, Arben Ristani, do të lexojë statutin për ta hedhur në votim para rreth 7.500 delegatëve. Po të njëjtat burime saktësuan se parashikoh­et që Kuvendi statutor të mbyllë punimet brenda 4 orëve.

Majlinda Bregu, e sapoemërua­r në postin e Sekretares së Përgjithsh­me të Këshillit të Bashkëpuni­mit Rajonal ka treguar se ka marrë një telefonatë për Kuvendin e PD, por nuk e ka kursyer ironinë, teksa është shprehur se ishte si ajo e tipit ' me ka çu nana me la gojën". E pyetur nga "Abc News" nëse ka një ftesë nga PD- ja për

Kuvendin Kombëtar, Bregu nuk e ka kursyer ironinë, teksa ka folur për telefonatë­n që ka marrë. "Kam marrë dje një telefonatë, pasdite nga ora 18: 00 nga një vajzë e organizimi­t në PD, e cila mesa duket e kishte listën e gjatë për të ftuar dhe foli aq shpejt! Thashë OK, faleminder­it e kaq. Edhe ftesat e dasmave nuk bëhen të tilla, janë më

zyrtare. Është fiks, më ka çu nana me la gojën, nuk di nëse mua më kanë ftuar për të qenë në lozhë me ambasadore­n kineze, por unë nuk pres ndonjë gjë serioze ditën e diel, ashtu si nuk pres që nëse nuk ka analizë të gjendjes së PD, të humbjes më të madhe, të faktit se pse sot e kësaj dite ende nuk shton dot besuesit, është parti që të

noterizoje atë si kryetar", tha Bregu. Pas miratimit të statutit, Partia Demokratik­e do të nisë një proces ristruktur­imi të thellë në bazë, nga seksionet e deri tek kryetarët. Pas zgjedhjeve në të gjitha degët e saj në vjeshtë, Partia Demokratik­e do të mbledhë Kuvendin Zgjedhor për të votuar organet drejtuese të saj.

 ??  ?? Kuvendi Kombëtar i PD- së
Kuvendi Kombëtar i PD- së
 ??  ?? Kreu i PD- së Lulzim Basha
Kreu i PD- së Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania