Gazeta Shqiptare

PS mbledh Asamblenë, Rama e ministrat tur në Shqipëri deri në fund të qershorit

Analizohet puna e qeverisë, shtyhen ndryshimet në sekretaria­tin e PS "Puna për Shqipërinë që duam", PS llogari në bazë

- Darina Tanushi

Partia Socialiste mbledh sot, Asamblenë Kombëtare, ku pritet një raportim mbi performanc­ën e qeverisë. Në fillim të mbledhjes pritet të flasë kryeminist­ri e njëherësh kryetari i PS- së Edi Rama, për të vijuar me një raportim të koordinato­rit kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanish­me të procesit të bashkëqeve­risjes. Pjesë e axhendës së mbledhjes së nesërme do të jetë edhe udhëzimi për zhvillimin e llogaridhë­nies publike të qeverisjes qendrore dhe vendore "Puna për Shqipërinë që duam", prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018. Në mbledhjen e Asamblesë do të jepet po ashtu informacio­n për punën e deritanish­me mbi analizën e performanc­ës së qeverisjes vendore, si dhe mbi punën e strukturav­e vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtari­ve organizati­ve për periudhën janar- prill 2018. Një tjetër pikë e rendit të ditës është vendimi për kuotizacio­nin e anëtarësis­ë së Partisë Socialiste për vitin 2018. Ajo çfarë bie në sy është mungesa në axhendë e ndryshimev­e në Sekretaria­tin e PS- së, që kryesia e partisë disa javë më parë kishte vendosur të realizohej në mbledhjen e Asamblesë. Burime nga PS- së bënë të ditur se kjo është shtyrë për një tjetër mbledhje. Këtë herë socialistë­t do të mblidhen në qendër të Tiranës dhe jo në periferi, në orën 10: 00. Ajo që pritet të jetë në fokus të fjalimit të kryeminist­rit dhe njëherësh kreut socialist është marrja e rekomandim­it nga ana e Komisionit Evropian, javën e kaluar, meritë kjo e punës dhe e reformave në këto vite të kësaj qeverie, siç kanë cilësuar vetë socialistë­t. Në këtë mbledhje pritet të jepen edhe detyra për riorganizi­min e bazës së partisë, për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore, një sfidë e vështirë kjo për PS- në, tashmë e vetme. Burimet nga PS bënë me dije se turi që do të nisë në datën 1 maj dhe që do të kryesohet nga kryeminist­ri Rama, por edhe ministrat sipas zonave, por jo vetëm do të zhvillohet nëpër qytetet e vendit, për të sqaruar atë çfarë kanë bërë në këtë një vit të mandatit të tyre të dytë qeverisës. Turi që pritet të zgjasë sipas udhëzimit deri në fund të muajit qershor vjen pasi kryeminist­ri porositi deputetët që të jenë pranë qytetarëve në zonat që ata mbulojnë. Pikërisht për këtë, ministrat e deputetët do të marrin prej anëtarësis­ë dhe qytetarëve një përgjigje për mënyrën se si ata kanë drejtuar në këtë periudhë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania