Gazeta Shqiptare

Braçe shpërthen kundër Veliajt: Lali na thuaj ku të jetojmë pa frikë?!

-

Deputeti

socialist, Erion Braçe ka shpërthyer dje, kundër kryebashki­akut të Tiranës, Erion Veliaj sa i përket lejeve të ndërtimit për pallatet në kryeqytet. Në një postim në rrjetin social, ' Facebook', Braçe shkroi: "Lali, na thuaj ku të jetojmë pa frikë, pa mbyllur penxheret që të mos na shohin e mos na dëgjojnë kur jetojmë! 17 vite më parë, kur hyra në shtëpinë ku jetoj, shihja lindjen e diellit, perëndimin e tij, më përplasej në fytyrë flladi i veriut! 17 vite më pas, unë jam në të njëjtën shtëpi. Por, nuk shoh më lindjen e diellit", shkroi Braçe, duke postuar fotot e një pallati që ngrihet para shtëpisë ku ai banon pranë Liqenit Artificial. "Para 5 vitesh erdhi njëri që s'e njoh dhe ndërtoi 11 kate, ky pallati i bardhë, ngjitur me të erdhi Samiri dhe ndërtoi e po vijon ta ndërtojë këtë kullën, ende gri",- shkruan Braçe. Braçe i drejtohet Veliaj me disa pyetje, ku i kërkon llogari nëse e ka parë territorin ku ka dhënë këtë leje, dhe nëse e ka parë se çfarë dendësie ka mes pallateve pranë tij. "Kjo nuk quhet më lagje Erion, geto pa as më të voglin diskutim! Tani, gjeji rrugë këtyre për kantierin që ju ke lejuar! Nga rruga e re këta nuk kalojnë, harrojeni! Ndryshe unë i pari do kallëzoj për shkatërrim prone! Gjeji dhe orarin për të punuar! Ndryshe unë i pari do kallëzoj për prishje të qetësisë publike! Se ju ke dhënë leje të ndërtojnë 3 vite rresht!!", shkruan deputeti socialist. "Tani kam nja dy pyetje për Lalin: Ej, a e ke parë territorin ku ke dhënë këtë lejen? A e ke parë çfarë dendësie ka këtu- pallati im 13 kate, ai në krah dyfish më i madh po 13 kate, përballë 14 kate, ai i bardhi 13, Samiri i lindjes 18, Samiri i perëndimit 22, ngjitur me te 9 dhe 11 kate të tjera? Ku do jetojmë o Lal? Do thithim ajër apo aromën e njëri tjetrit?", e pyet Braçe, Veliajn.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania