Gazeta Shqiptare

Balla: Shqipëria përparim në luftën kundër krimit e kanabisit në 2017

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS: Parakushte­t i kemi plotësuar

-

Kryetari

i Grupit Par lamentar Socialist, Taulant Balla, e cilësoi vizitën e kryeminist­rit Edi Rama në Berlin dhe takimin me Kancelaren Angela Merkel si një prej takimeve më të rëndësishm­e e të suksesshme duke theksuar se, Gjermania mbetet një prej mbështetës­ve kryesorë për integrimin europian të Shqipërisë. Në një intervistë në ERTV, Balla tha se "Shqipëria sot nuk ka më kushte, por parakushte­t i ka plotësuar sipas asaj që ka thënë Komisioni Europian". Duke u ndalur në arritjet dhe sfidat e Shqipërisë, Balla dha disa fakte dhe shifra të konfirmuar­a nga EUROSTAT që konfirmojn­ë re- zultatet mbresëlënë­se të Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe kanabisit, si dhe mbi azilkërkue­sit shqiptarë në Gjermani. "Certifikue­si më i paanshëm i të gjithë shifrave shqetësues­e që ju ngrini, janë institucio­net europiane si Eurostat dhe ato gjermane, që ne i besojmë. Dua t'i marr me radhë. Këtu kemi një grafik të thjeshtë se si ka qenë niveli i azilkërkue­sve në tremujorin e parë të 2016. Në tremujorin e parë të vitit 2016 numri i azilkërkue­save ishte 4050, në tremujorin e parë të vitit 2017 ishte 1775 dhe në tremujorin e parë të vitit 2018 ishte vetëm 728. Krahasuar me pikun e 2016, jemi 6 herë më pak. Dua të ndaj me ju një shifër që nuk është bërë ende publike. Sot shqiptarët janë të parët për sa i përket numrit të të kthyerve vullnetari­sht në vendin e tyre të origjinës", - deklaroi Balla. Për sa i përket kanabisit, Balla tha se "viti 2017 ishte viti i një suksesi të pakontestu­eshëm nga partnerët tanë në BE, përfshirë edhe Gjermaninë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania