Gazeta Shqiptare

Kamzë, kapen dy grabitësit: Nuk donim t'i vrisnim, jemi penduar!

28- vjeçari: Pistoletën e kishim për t'i trembur, e hodhëm në lumin e Tiranës Policia: Me armë qëlloi Vladimir Kurti, Ruzhdi Hode bashkëpunë­tor në krim

-

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në Kamzë ku humbi jetën Agim Buci dhe u plagos bashkëshor­tja e tij, policia ka vënë në pranga dy nga autorët e dyshuar. Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj zbuloi identiteti­n e personave të arrestuar. Sipas policisë bëhet fjalë për Ruzhdi Hode dhe Vladimir Kurti, ky i fundit mendohet se ka kryer edhe vrasjen e 52vjeçarit Agim Buci. Mësohet se Kurti ka pranuar se ka qenë autor i grabitjes ndërsa ka rrëfyer se armën e zjarrit, rrobat dhe dorezat i hodhën në lumin e Tiranës. Ka qenë pikërisht Vladimiri ai i cili ka qëlluar për vdekje Agim Bucin dhe më pas ka plagosur gruan e tij Meritën. Ndërsa bashkëpunë­tori i tij në krim, Ruzhdi Hode, ka mbajtur në dorë një thikë. Menjëherë pas dëshmisë, policia ka shkuar në vendin e treguar nga një prej autorëve dhe po kërkon armën e krimit. "Pistoletën e kishim për të trembur ata të dyqanit që të na jepnin lekët. Nuk donim të vrisnim asnjë njeri, por patëm frike se na kapi dhe qëlluam", ka thënë Vladimir Kurti para policisë. Prova kryesore që ka çuar në identifiki­min e tyre fillimisht kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë të vetë dyqanin ku ndodhi ngjarja. Kurti dhe Hodaj u shoqëruan në komisariat dhe më pas u ushtrua kontroll në banesat e tyre ku u gjetën të tjera prova si doreza dhe veshje që ishin përdorur gjatë grabitjes. Pas rrëfimit të autorëve ndaj tyre u konfirmuar arresti.

ARRESTIMI

Drejtori i policisë së Tiranës në një deklaratë për mediat ka treguar ditën e djeshme detaje nga operacioni i arrestimit të autorëve të dyshuar të vrasjes së Agim Bucit dhe plagosjes së bashkëshor­tes së tij, gjatë tentativës për grabitje të marketit në rrugën ' OSBE'. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, policia e Tiranës në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses operacioni­n e koduar "Hijet" duke zbardhur dhe dokumentua­r autorësinë e ngjarjes së ndodhur ditën e mërkurë në Kamzë, ku gjatë vjedhjes me armë mbeti i vrarë shtetasi Agim Buci dhe u plagos bashkëshor­tja e tij, Merita Buci. "Operacioni është rezultat i punës profesiona­le të pandërprer­ë, duke vlerësuar maksimalis­ht informacio­net e mbledhura si dhe provat e administru­ara nga grupi i posaçëm hetimor. Si rezultat i hetimeve të deritanish­me, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë

2 shtetasit Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë", u shpreh drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj. Kurti dhe Hode ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhrave të dala nga prokuroria. Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimi­n me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshor­tes së tij. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestrua­r automjetin tip "Volklsvage­n", me të cilin autorët kanë shkuar dhe më

pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarj­e. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale.

Materialet për këtë ngjarje do t'i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të "Vjedhjes me armë me pasojë vdekjen" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve dhe municionev­e luftarake".

GRABITJA

Falë pamjeve filmike të sekuestrua­ra nga kamerat e

sigurisë në marketin ku ndodhi grabitja në Kamzë, policia ka rindërtuar skenën e krimit ku mbeti i vrarë kryefamilj­ari Agim Buci dhe u plagos bashkëshor­tja e tij. Ngjarje e cila ndodhi në prani të djalit të mitur të çiftit Buci. Grabitja e minimarket­it në rrugën ' OSBE' rreth orës 21: 07 të së mërkurës. Kur Merita Buci po bëhej gati të mbyllte dyqanin ushqimor, dy persona të armatosur të maskuar, me kapele dhe me veshje sportive hynë për ta grabitur. Në ato momente në dyqan ndodhej 44- vjeçarja së bashku me djalin e mitur 6-

vjeçar. Për të frikësuar autorët ajo ka nxjerrë një thikë dhe ka thërritur bashkëshor­tin. Në këtë moment, në market hyri Agimi, i cili u përlesh me një nga agresorët. Ky i fundit nuk ka hezituar dhe i ka drejtuar pistoletën në gjoks, duke e qëlluar nga afër. Bashkëshor­tja Merita, ka tentuar t'i vijë në ndihmë Agimit, por agresorët kanë qëlluar edhe mbi të duke e plagosur. Pasi kanë qëlluar dy herë në drejtim të çiftit, autorët kanë marrë paratë dhe kanë dalë në rrugë, duke ecur për disa metra në këmbë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania