Gazeta Shqiptare

Mori peng taksistin dhe e grabiti, e shkuara kriminale e vrasësit të Agim Bucit

Kurti i dënuar më parë me 3.4 vite burg

-

TIRANE- Vladimir Kurti, një nga personat e arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi dyshohet se është një nga autorët e grabitjes në Kamzë, nuk është një emër i panjohur për policinë. 28- vjeçari, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj çiftit Buci, ku mbeti i vrarë kryefamilj­ari Agimi dhe u plagos gruaja, rezulton i dënuar më parë për veprën penale ' vjedhje me dhunë'. Në dhjetor të vitit 2010 ai së bashku me 2 miq të tij kanë marrë një taksist në qendër të Tiranës dhe pasi e kanë çuar në Babrru, nën kërcënimin e një thike, i kanë marrë atij celularin dhe paratë që kishte me vete. Më pas taksistin e kanë kaluar në sediljen e pasme dhe kur kanë qenë duke ecur makina është përplasur me një shtyllë ku të plagosur mbetën miqtë e Kurtit dhe taksisti. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi bashkëpunë­torët e Kurtit, ndërsa ky i fundit arriti të largohej. Kurti u arrestua disa ditë më vonë dhe në 2012 u dënua nga gjykata me 3.4 vite burg. "Vladimir Kurti i biri i Petritit dhe i Lirisë dtl 01.02.1990, lindur në Mat dhe banues në Kamëz, me arsim 8 klasë, beqar, shtetësi e kombësi shqiptare, i padënuar më parë, hetuar e gjykuar me masë sigurimi "arrest në burg" përfaqësua­r nga avokatët e tij Ardian Visha dhe Arben Prenga. I pandehuri akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Vjedhjes me dhunë "në bashkëpuni­m, në dëm të shtetasit Ilmi Sina, parashikua­r nga neni 139 e 25 të K. Penal",- thuhet në vendimin e gjykatës për vjedhjen e mëparshme. Në atë periudhë mësohet se Kurti bashkëpuno­i me autoritete­t duke lehtësuar pozitat e tij.

 ??  ?? I arrestuari Vladimir Kurti
I arrestuari Vladimir Kurti
 ??  ?? I arrestuari Ruzhdi Hode
I arrestuari Ruzhdi Hode
 ??  ?? Faksimile e vendimit të gjykatës për grabitjen në 2010- ën
Faksimile e vendimit të gjykatës për grabitjen në 2010- ën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania