Gazeta Shqiptare

Trajtim falas për fëmijët me leucemi në një prej spitaleve të Greqisë

-

Tashmë

fëmijët e diag nostikuar me leucemi do të kenë mundësinë të trajtohen falas në mënyrë të specializu­ar në një prej spitaleve të shtetit grek. Kjo është arritur ditën e djeshme falë marrëveshj­es mes ministres së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u homologut së saj grek, Andreas Ksanthos. “Kjo marrëveshj­e krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diag-

TRAJTIMI

“Kjo marrëveshj­e krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostik­uar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuar­a që kanë nevojë për një trajtim më të specializu­ar”, tha Manastirli­u.

nostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuar­a që kanë nevojë për një trajtim më të specializu­ar”,tha Manastirli­u. Kjo e fundit më tej bëri me dije se ky memorandum bashkëpuni­mi i fir-

mosur mes dy shteteve, synon edhe bashkëpuni­min për shkëmbimin e përvojave në fushën e onkologjis­ë për fëmijët, për menaxhimin spitalor, për trajnimin e personelit shëndetëso­r dhe shkëmbimin e përvojave e ekspertizë­s në kuadër të projekteve rajonale në fushën e shëndetësi­së. Ndërkohë, ministri i Shëndetësi­së në Greqi u shpreh se ky memorandum do të sjellë një trajtim më të mirë të qytetarëve. “Kemi shumë gjëra që na bashkojnë dhe ky memo- randum bashkëpuni­mi është një urë lidhëse për të intensifik­uar bashkëpuni­m në fushën e shëndetësi­së, për trajtimin sa më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve tona, që kanë nevojë për shërbime shëndetëso­re”,- theksoi An- dreas Ksanthos. Takimi zyrtar i ministres Manastirli­u u zhvillua në spitalin Aghia Sofia të fondacioni­t “Elpida - Marianna V. Vardinoyan­is”, ku u firmos një marrëveshj­e e rëndësishm­e për trajtimin e fëmijëve shqiptarë të diagnostik­uar me leuçemi dhe tumore malinje, përmes binjakëzim­it të spitalit Anghia Sofia dhe QSUT. Presidentj­a e Fondacioni­t Elpida znj. Marianna V. Vardinoyan­is garantoi mbështetje­n për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë. Ndërkaq, ministrja Manastirli­u falenderoi homologun grek dhe Vardinoyan­is, për mbështetje­n e pakursyer për trajtimin e fëmijëve shqiptarë në spitalin Aghia Sofia.

 ??  ?? Ministrja Ogerta Manastirli­u dhe homologu grek, Andreas Ksanthos
Ministrja Ogerta Manastirli­u dhe homologu grek, Andreas Ksanthos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania