Gazeta Shqiptare

Vrasja e 58- vjeçares, fqinja: Suzana Shemuni bëri celebrimin se donte t'i merrte shtëpinë Bashkimit

"Në Itali ka marrë shtëpitë e burrave të moshuar"

-

SHKODËR - Vrasja e 58vjeçares Suzana Shemuni ka shokuar fqinjët, të cilët japin versione të ndryshme në lidhje me marrëdhëni­en e saj me autorin e krimit. Disa nga banorët e pallatit thanë se çifti ishte i lumtur, ndërsa disa të tjerë pohuan se Bashkim Teli dhe Shemuni kishin probleme herë pas here. Drande Shishkja, fqinje prej shumë vitesh me viktimën dhe autorin pohoi për "Gazeta Shqiptare" se Suzana ka dashur që t'i marrë shtëpinë Bashkimit. "Çifti është celebruar, sepse Suzana ka dashur që t'i marrë shtëpinë Bashkimit. Ne i njohim shumë mirë. Më vjen keq për çfarë ka ndodhur. Ajo donte shtëpinë medoemos dhe për këtë debatonin çdo natë. Kam njerëz aty afër që më tregonin se Suzana ia arriti që të bënte celebrimin. Pasi janë celebruar, ajo i thoshte Bashkimit se shtëpia ishte e saj. Suzana ka punuar me pleq e plaka në Itali dhe kam dëgjuar se disa i ka mbytur duke u dhënë ilaçe. Bashkimi nuk është njohur për njeri negativ, gruan e tij që ka vdekur para disa vitesh e kam pasur shoqe. Suzana e ka keqtrajtua­r atë, e tërhiqte zvarrë nganjëherë. Duke parë këtë situatë, dy vajzat e Bashkimit nuk kanë ardhur asnjëherë, sepse kanë pasur turp për martesën e babait", u shpreh Drandja. Ndërsa, fqinji Genci Troshani tregoi se i ka njohur si një çift i qetë dhe pa probleme. "Kanë qenë një çift i qetë dhe unë u habita dhe m'u duk absurde kur mora vesh se Bashkimi ka vrarë Suzanën. Kanë qenë një çift që kanë shkuar shumë mirë mesa di unë. Arsyen pse ka ndodhur nuk e di. Bashkimi ka qenë një tip i qetë dhe jo konfliktua­l dhe problemati­k, ndaj jemi të habitur për të, se si ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Kam 25 vite që e njoh Bashkimin. Edhe Suzana dukej grua e qetë dhe na dukeshin si një çift i ri kur dilnin së bashku dorë për dore", tha Troshani.

 ??  ?? 58- vjeçarja e vrarë Suzana Shemuni
58- vjeçarja e vrarë Suzana Shemuni
 ??  ?? Pallati ku ndodhi ngjarja
Pallati ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Fqinja Drande Shishkja duke folur për “GSH”
Fqinja Drande Shishkja duke folur për “GSH”
 ??  ?? Fqinji Genci Troshani duke folur për “GSH”
Fqinji Genci Troshani duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania