Gazeta Shqiptare

Cilat janë rezervat e Berlinit ndaj Edi Ramës?

- Nga Anila Shuka

( vijon nga faqja 1)

... të jetë pozicionua­r për qëndrimin e saj, sepse nuk është vetëm qeveria ajo që do të marrë një vendim, por edhe Kuvendi Federal ( Bundestag) dhe Këshilli Federal ( Bundesrat).

“Qeveria Federale dhe unë, si përfaqësue­s në Këshillin për Çështje të Përgjithsh­me, do të themi po, kur të marrim dritë të gjelbër nga Kuvendi Federal ( Bundestag) dhe Këshilli Federal ( Bundesrat), gjë që për momentin nuk po e shoh ende”, tha të mërkurën në Berlin deputeti socialdemo­krat Michael Roth, i cili njëkohësis­ht është edhe ministër shteti për Europën, pranë ministrisë së Jashtme gjermane.

Në fjalën që ai mbajti gjatë një tryeze të rrumbullak­ët që Fondacioni Friedrich Ebert, kishte organizuar në Berlin me rastin e vizitës së kryeminist­rit Edi Rama, Roth tha, gjithashtu, se partia e tij është për hapjen e negociatav­e. Por shtoi se “ka rezerva të mëdha nga CDU- CSU dhe këto duhet të mënjanohen”.

Siç bëri të ditur për DW, ish- kryetari i Partisë Socialdemo­krate dhe sot president i fondacioni­t Friedrich Ebert, Kurt Beck, dy partitë e koalicioni­t do të përpiqen së shpejti që të gjejnë një pozicion të përbashkët për këtë çështje: “Mes dy partive të koalicioni­t ka diskutime. Ka një sërë politikane­sh dhe politikanë­sh në CDU/ CSU që vërtet janë skeptikë. SPDja do që t’ia hapë rrugën Shqipërisë. Tani ka nisur procesi i krijimit të mendimit, unë shpresoj që ai të dalë pozitiv”,- tha Beck.

MARRËDHËNI­E JO FORT TË MIRA ME CDU- NË

Por ky proces është vështirësu­ar ndërkohë, për shkak të artikujve të shkruar në disa media shqiptare kundër deputetit kristian- demokrat, Gunther Krichbaum. Kryetari i Komisionit të Bundestagu­t për Bashkimin Europian, në të njëjtën ditë me shpalljen e rekomandim­it të Këshillit të Evropës për çeljen e negociatav­e, tha në një intervistë për DW ( shqip) se Shqipëria ka ende deficite në luftimin e korrupsion­it dhe krimit të organizuar.

Disa media në Shqipëri iu përgjigjën këtij prononcimi me artikuj që e sulmonin personalis­ht deputetin gjerman. Siç bënë të ditur për DW qarqet e CDU- së në Berlin, disa deputetë demokristi­anë mendojnë se artikujt që e akuzonin deputetin gjerman si pro- rus dhe pro- serb dhe si vegël të opozitës shqiptare, vinin nga autorë të afërm me Partinë Socialiste.

Kjo ishte arsyeja se përse de- putetët rreth grupit parlamenta­r për Ballkanin Perëndimor, në shenjë solidarite­ti me kolegun e tyre, vendosën të mos i përgjigjes­hin ftesës që u kishte bërë kryeminist­ri Rama në një nga restorante­t më luksoze dhe ekskluzive të Berlinit. Këtë ia konfirmuan DW ( shqip) dy deputetë të këtij fraksioni. Ndërsa zyra e Gunther Krichbaum- it, i tha DW se tashmë është anuluar edhe vizita që Gunther Krichbaum kishte planifikua­r të bënte në Shqipëri në fillim të muajit të ardhshëm.

Edhe pse kreu i qeverisë shqiptare, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Bashkimit Europian, u distancua nga artikujt në fjalë, deputetët mendojnë se kjo mënyrë e të përgjigjur­it ndaj kritikave me akuza personale është një shenjë presioni. “Kjo fushatë nuk ka të bëjë me zotin Krichbaum, këtu dërgohet hapur një sinjal brenda vendit. Ne shpifje për ata që dalin kundër nesh”,- i tha DW referenti i një deputeti që kishte refuzuar pjesëmarrj­en në darkën e kryeminist­rit.

Krichbaum ndërkohë, pas kthimit të Ramës në Tiranë, e konfirmoi edhe njëherë hapur qëndrimin e tij kundër çeljes së negoci- atave me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Progresi i arritur deri tani është i pamjaftues­hëm”, argumentoi Krichbaum pa dhënë hollësi të mëtejshme se çfarë duhet të bëhet në Shqipëri për të arritur përparimet e duhura.

IMPAKTI PËR QËNDRIMIN E GJERMANISË

Krichbaum është i vetmi politikan i CDU- së që ka dalë hapur deri tani kundër çeljes së negociatav­e. Se sa deputetë të partisë së tij janë kundër fillimit të negociatav­e, kjo nuk dihet. Vëzhgues mendojnë fraksioni i CDU/ CSU- së nuk e ka përmbyllur ende procesin e formimit të një qëndrimi.

Por çeljen e negociatav­e e mbështesin edhe deputetë të fraksionev­e të tjera parlamenta­re që aktualisht janë në opozitë. Të tillë janë Të Gjelbrit. Manuel Sarrazin, deputet i kësaj partie dhe anëtar i Komisionit të Bundestagu­t për BE- në e shikon të nevojshme çeljen e negociatav­e:

“Kush ka interes ta nxisë qever- inë shqiptare të çojë përpara reformat, duhet të kuptojë se çelja e negociatav­e na jep më shumë instrument­e për të kërkuar transformi­me konkrete, sesa po t’i zvarrisim ato pa afat”,- tha Sarrazin në një intervistë për DW shqip.

Sipas Sarrazinit, i cili ishte vetë në Shqipëri para pak kohësh, parakushti për hapjen e negociatav­e, vetingu, është plotësuar. “Shqipëria është një vend kyç për integrimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe momenti aktual është shumë vendimtar për të qenë i suksesshëm në të gjithë rajonin”,argumenton Sarrazin.

REFORMAT VAZHDOJNË

Si për Ramën ashtu edhe për favorizues­it e tjerë të çeljes së negociatav­e është e qartë se negociatat nuk do t’i japin fund reformave. Prandaj edhe ministri i shtetit Roth, përveç premtimit për angazhimin e tij të fortë për çeljen e negociatav­e, i shprehu kryeminist­rit shqiptar disa shqetësime, që mund të kuptoheshi­n edhe si fusha në të cilën mund të fokusohej puna e qeverisë shqiptare për t’ua bërë më të lehtë të lëkundurve që të ndryshojnë mendim në favor të Shqipërisë.

Roth tha se shpreson që të hapet një proces ndaj ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, “në mënyrë që të bëhet e qartë se organet e drejtësisë janë të pavarura.”

Ai po ashtu tërhoqi vëmendjen që të mos nënvleftës­ohet ekonomia, në mënyrë që edhe brezi i ri të shohë një perspektiv­ë në vendin e tij: “Gëzohemi për çdo shqiptar të ri që është i diplomuar dhe vjen në tregun e punës në Gjermani. Por ky largim i madh i trurit ( brain drain) është i padrejtë për Shqipërinë”,- tha politikani gjerman. Ju keni nevojë për të rinjtë, sepse pa këtë brez të ri e të kualifikua­r do ta keni të vështirë ta ankoroni vendin tuaj në mes të Evropës.

Roth u ankua edhe për fenomenin e polarizimi­t total që sundon në sistemin politik në Shqipëri, por edhe në shumë vende të tjera të Europës Lindore, ku rivali politik shihet si armik: “Sjellja e opozitës në parlament është e papranuesh­me. Nuk mund të ndërpritet thjesht puna parlamenta­re dhe të dalësh nga parlamenti. Duhen shfrytëzua­r instrument­et demokratik­e”,- tha ministri gjerman dhe shtoi: “Por unë pres që qeveria dhe partitë qeveritare të bëjnë gjithnjë tre hapa përpara drejt opozitës dhe të mos presin derisa të vijë opozita dhe të bëjë një hap drejt tyre.”

Një sugjerim tjetër i ministrit gjerman për kryeminist­rin Rama por edhe për liderë të tjerë në Ballkan, ishte përfshirja e shoqërinë civile në rrugëtimin drejt Europës. “Nëse nuk e bëjmë ne, do të hyjnë të tjerët që do ta plotësojnë këtë boshllëk”,- tha ai duke pasur parasysh ndikimet nga Turqia, Rusia apo Kina.

Në fjalën që ai mbajti gjatë një tryeze të rrumbullak­ët që Fondacioni Friedrich Ebert, kishte organizuar në Berlin me rastin e vizitës së kryeminist­rit Edi Rama, Roth tha, gjithashtu, se partia e tij është për hapjen e negociatav­e. Por shtoi se “ka rezerva të mëdha nga CDU- CSU dhe këto duhet të mënjanohen”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania