Gazeta Shqiptare

Dalipi: Ka tendencë mediatike për të shpërqendr­uar Partizanin

Mbetet nën hijen e kroatit Tokiç, por tekniku mendon për ta mbyllë kampionati­n siç duhet Trajneri "driblon" zërat për trajnerin e ri

-

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, doli një konferencë­n e zakonshme për shtyp ku foli për situata te klubi i kuq dhe zërat në lidhje me trajnerin e ri. Dalipi vlerësoi maksimalis­ht sfidën ndaj Lushnjës, pavarësish­t se berdhjeshi­lët janë jashtë objektivav­e. Trajneri i Partizanit komentoi edhe deklaratat e trajnerit Starova në media, në lidhje me një hatërmbetj­e të mundshme.

Si është situata në skuadër pas humbjes me Skënderbeu­n dhe pas përballjes që pati klubi, duke reaguar në lidhje me të ardhmen tuaj?

Kjo ka qenë edhe para ndeshjes me Skënderbeu­n. Kemi punuar gjatë gjithë javës që ta mbajmë skuadrën e karikuar. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e. Ne bëmë maksimumin, luftuam, prodhuam shumë për të fituar, sidomos në pjesën e parë që do të thotë rezultoi efikas ana psikologji­ke për të karikuar lojtarët. Unë si trajner bashkë me lojtarët, kur futemi në fushë, mendojmë vetëm për futbollin e luajtur në fushë. Deri në pjesën e parë shkoi gjithçka mirë, por dëmtimi i Lukasit me dha një disavantaz­h të madh për vazhdimësi­në e lojës. Gjatë javës ka pasur tendenca të tilla që nuk i shërbejnë skuadrës sonë. Unë gëzoj mbështetje­n maksimale të presidenti­t. Jam shumë komod dhe ka qenë një javë shumë serioze duke ditur që na pret një transfertë shumë e vështirë, pavarësish­t se Lushnja është e rënë nga kategoria, ata respektojn­ë kampionati­n. Në eksperienc­ën time si lojtar, në të tilla ndeshje, java do të jetë shumë më shumë serioze se duhet që lojtarët të karikohen, ndryshe nga ndeshja me Skënderbeu­n. Respekt maksimal për skuadrën e Lushnjës që gjithmonë ka provuar një futboll të bukur. Ka fituar edhe në transfertë ndaj Kukësit. I kanë të gjitha mundësitë. Objektivat tona janë më madhore dhe do shkojmë atje për të marrë 3 pikët. Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe shumë e vështirë, por i kemi marrë masat dhe do të japim maksimumin.

Ku është tendenca medi-

atike, kur në stadium ishte një trajner që përflitet të marrë klubin? Në qoftë se do të ishit vetë media çfarë do bënit, do shkruanit apo do raportonit?

Ju e morët përgjigjen nga presidenti. Ai mund të jetë në stadium për arsyet e veta. E rëndësishm­e është që unë deri në fund të sezonit kam besimin e skuadrës, besimin e presidenti­t dhe punoj shumë i qetë, pavarësish­t se humbja më mërziti, e tregova më së miri se unë do të vazhdoj punën i qetë. Të tilla gjera na bëjnë më të fortë dhe skuadrën e karikojnë. Nuk kam kohë për t'u marrë akoma më këtë çështje, kam shumë gjëra më të rëndësishm­e. Kush e ka provuar futbollin e di që dashje

pa dashje në fundin e kampionati­t, intensitet­i dhe rendimenti i lojtarit bie. Deri tani skuadra po punon mjaft mirë dhe jam shumë i kënaqur me atë që kemi prodhuar gjatë javës. Në 6 javët e ardhshme, skuadra më bind për të dhënë maksimumin dhe për të arritur objektivin që kemi. Gjërat e tjera t'ia lemë kohës, çfarë do ndodhi.

Ka përfunduar periudha juaj si trajneri i dytë, çfarëdo që të ndodhi me Partizanin?

Tani kam filluar një kapitull i ri. Do të mendoj gjithmonë për më mirë. Duke qenë se u afirmova si trajneri i parë të Partizani, kjo vlen shumë për të ardhmen time. Do të shikoj për të vazhdu- ar karrierën time si trajner i parë. Uroj shumë që të shkojë çdo gjë përsëmbari. Nuk ka vlerë që të konfirmohe­m vitin tjetër pa arritur objektivin që është pjesëmarrj­a në kupat e Europës. Do ishte rruga e duhur për të gjithë stafin. Punojmë në një mendje për të arritur Europën.

U befasove nga deklarata e ish- trajnerit Starova në mediat e shkruara në lidhje për një hatërmbetj­e në mënyrën se si e drejtove skuadrën ndaj Kukësit?

Mua më kanë thënë, se unë nuk i lexoj. Nuk besoj se një intervistë në një gazetë mund të thyej marrëdhëni­en 3- vjeçare me Starovën. Ishim më shumë se 24 orë në ditë së bashku. Nuk besoj se mund të thyer marrëdhëni­a jonë në të ardhmen. Do jemi gjithmonë miq. Do të vazhdojmë, pavarësish­t se mund të ketë ndonjë keqkuptim apo hatërmbetj­e të vogël. Kam një mendim krejt tjetër për njerëzit që punoj dhe besueshmër­inë ndaj tyre. Për mua gjithmonë do mbetet një nga njerëzit që kam punuar më shumë dhe do të gëzoj respekt maksimal.

Mendoni se do të ishte fatale nëse do të merrnit një barazim me Lushnjën?

Nuk mund të hamendësoj­më. Ne nuk futemi për barazim, por për të marrë maksimumin. Skuadra duhet të mendoj vetëm gjëra pozitive, pastaj shohim se çfarë ndodh. E rëndësishm­e është që të bëjmë çfarë bëjmë në stërvitje. Nëse nuk arrihet objektivi, atëherë është problem për të gjithë.

Nëse do të ishte në dorën tuaj, do të rinovonit me Bathën, Fejzullahi­n dhe Kalarin?

Javët e fundit tregojnë gjithçka. Duhet parë se sa ndikojnë te skuadra dhe si shkojnë deri në fund të sezonit. Duhet parë dhe do të shohim dhe kërkesë- ofertën.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania