Gazeta Shqiptare

Shkodër, pa kokën e nënës të shembur me çekiç, tronditet vajza

Familjarët e braktisin, Bashkim Teli: E doja Suzanën, ja si e masakrova në banesë Erdhi nga Italia, e bija merr trupin e pajetë të 58- vjeçares

-

Vrasja në mënyrë makabre e 58- vjeçares Suzana Shemuni ka tronditur familjarët e saj. Pak orë pas ngjarjes horror që ndodhi mesnatën e së enjtes në një pallat në rrugën "Dervishbeg" të lagjes "Qemal Stafa", trupi i pajetë i viktimës është marrë nga familjarët e saj. Burime nga Spitali Rajonal i Shkodrës dje bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se ka qenë njëra nga vajzat e Suzanës që jeton në Itali, e cila ka marrë kufomën e nënës. Sapo ka mësuar lajmin tragjik, ajo është nisur urgjent me avion nga Italia dhe ka mbërritur në Shqipëri për të marrë në morgun e spitalit trupin e 58vjeçares. Vajza e Suzanës është tronditur kur ka parë se gjysma e kokës të së ëmës ishte shembur nga goditjet e forta me çekiç. Pas kryerjes së procedurav­e, ajo është larguar bashkë me trupin e pajetë të Suzana Shemunit, e cila u masakrua nga bashkëshor­ti 69- vjeçar Bashkim Teli. Ndërkaq, bëhet me dije se askush nga familjarët nuk është interesuar për autorin e krimit, i cili ndodhet në paraburgim. Mësohet se dy vajzat e tij jetojnë prej vitesh në Tiranë. Ato edhe më përpara nuk kanë pasur kontakt me babain, pasi nuk janë ndjerë mirë që ai ishte martuar me Suzanën pas vdekjes së nënës së tyre. Para tre vitesh, Bashkim Teli krijoi një lidhje të re edhe pse në moshë të thyer me Suzana Shemunin. Kjo e fundit mësohet se ka 6 fëmijë që jetojnë në Itali. Tashmë pritet që 69- vjeçari të dalë përpara gjykatës së Sh- kodrës për t'u njohur me masën e sigurisë.

DËSHMIA E VRASËSIT

Bashkim Teli ka vijuar që t'i qëndrojë të njëjtit version për ngjarjen e rëndë. Që në momentet e para kur është ndaluar nga policia e Shkodrës, ai ka pranuar se është autor i vrasjes së bashkëshor­tes. Në polici është treguar krejt i qetë, ndërsa ka rrëfyer gjithçka që ka ndodhur dhe arsyen përse e ka vrarë gruan e tij. Autori i krimit ka deklaruar se e ka vrarë Suzana Shemunin, pasi ajo i ka kërkuar paratë e pensionit. Gjë të cilën e kishte bërë edhe disa herë të tjera, duke i kërkuar llogari se ku i shpenzonte paratë. I moshuari ka thënë se disa herë i ka dhënë para, ndërsa kësaj here nuk ka pranuar. "Fillimisht ne kemi debatuar me njëri- tjetrin. Ajo filloi të më kërkonte paratë e pensionit. Këtë gjë e kishte bërë edhe disa herë të tjera. Disa herë i kam dhënë para. Kur nuk i jepja ndonjëherë më thoshte se do të marr shtëpinë. Muajt e fundit jemi celebruar dhe pas celebrimit më përmendte se shtëpia i takonte edhe asaj. Bënim ndonjëherë debat, por kalonte si në çdo çift tjetër. Kësaj here ajo këmbënguli duke më kërkuar paratë e pensionit. Unë nuk pranova që t'ia jepja. Vazhdoi që të mos hiqte dorë dhe nisi që të ngrinte edhe zërin. Pastaj situata na doli nga kontrolli të dyve, derisa mora çekiçin dhe e godita. Pas goditjeve pashë që kishte humbur jetën. Dola nga shtëpia, sepse nuk mund të qëndroja më aty. Unë e kam dashur, sepse jetova tre vite me të, por kohët e fundit kërkonte para dhe më përmendte shtëpinë derisa ndodhi ajo që ndodhi", është shprehur 69- vjeçari në polici.

 ??  ?? 58- vjeçarja e vrarë Suzana Shemuni
58- vjeçarja e vrarë Suzana Shemuni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania