Gazeta Shqiptare

Selami: Kjo qeverisja më e keqe, por PD nuk ngjall shpresë

Kundërshta­rët e Bashës bojkotojnë Kuvendin, ish- kryetari fishkëlleh­et nga salla Topalli: Rrëzohet Lulzim Basha! Merr avionin dhe ik në Holandë

-

Kundërshta­rët e krye tarit Lulzim Basha e bojkotuan dje Kuvendin Kombëtar. Të paktë ishin ata që morën pjesë që nga ishkryetar­i Eduard Selami, i cili mori edhe fjalën në Kuvend apo Tomorr Alizoti, ndërkohë që në këtë sallë nuk u panë as Astrit Patozi, as Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Arben Imami apo Majlinda Bregu. Ish- kryetari i PD- së, Eduard Selami në fjalën e tij ishte mjaft kritik. Madje, ai u fishkëllye nga të pranishmit në sallë, në momentin e shprehjes së kritikave në lidhje me statutin. Ai iu drejtua kryetarit Basha dhe i tha se do e çojë PD- në edhe më keq, pasi e vë partinë në shërbim të një njeriu, të kryetarit. Sipas Selamit, nuk është statuti i bashkimit, por i ndarjes dhe përjashtim­it. "Ky statut që nuk ka qenë problemi ynë, po bëhet problemi ynë. Ky është statuti më i keq që ka pasur ndonjëherë PD. Më dëgjoni dhe pastaj fishkëllen­i. Në ' 95- n kërkuat ikjen time dhe vajti aty ku vajti Shqipëria. Me këtë status do të jetë më keq akoma, sepse e ka kthyer partinë në shërbim të kryetarit. Zt. Basha lidershipi është vizion, është vlera. Është ndershmëri. E dyta, ky statut nuk është statuti i bashkimi, por i përjashtim­it", u shpreh Selami. "Është fyerje për mua si demokrat, që në dy nene, 27 dhe 45 përmendet fjala përjashtim disa herë. Në prill të 2016, shkarkoi 22 kryetarë degësh pa asnjë sqarim. Ishte shkelje flagrante e statutit. Tani nuk quhet më shkelje statuti. E ka me statut, i shkarkon kur të dojë. Mos mendoni se ju drejtohem vetëm ju. U drejtohem edhe atyre demokratëv­e jashtë, shumicës së heshtur dhe të gjithë atyre shqiptarëv­e që nuk durojnë dot këtë qeverisje, më të keqen në historinë e Shqipërisë, por fatkeqësis­ht ne nuk iu ngjallim dot shpresë", tha ish- kreu i PDsë, ndërsa fishkëlleh­ej nga disa të pranishëm. Sot shqiptarët sipas Selamit po përjetojnë qeverisjen më të keqe në histori, por fatkeqësis­ht sipas tij, PD nuk po ngjall shpresë. Këtu kërkoi tërheqjen e statutit, hapjen e PD, ndërsa i përmendi Bashës humbjet e njëpasnjës­hme. "Unë të them z. Basha, tërhiqe këtë statut. Mbaj premtimin, hape PD- në, bëj analizën e humbjeve. Ke dy humbje rresht në më pak se 5 vjet, e treta për Partinë Demokratik­e dhe kjo humbje do të vazhdojë. Kjo është qeverisja më e keqe në historinë e PD- së, por ne nuk ngjallim shpresë", tha Selami.

Ish- nënkryetar­ja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas miratimit të ndryshimev­e statutore nga Kuvendi Kombëtar i PD. Topalli shkruan në "Facebook" se Kuvendi votoi pa kuorum. Sipas saj, Lulzim Basha është rrëzuar, ndërsa e "këshillon" të marrë avionin dhe të ikë në Holandë. "Nuk ka kuorum. Rrezohet Lulzim Basha! Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB, sepse nuk mori kuorumin", - tha Topalli..

 ??  ?? Kuvendi Kombëtar i PD- së
Kuvendi Kombëtar i PD- së
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania