Gazeta Shqiptare

Meta: Feja nuk duhet përdorur kurrë në shërbim të ideve dhe qëllimeve të dhunshme

Presidenti shtron darkë për patriarkun rus dhe Janullatos­in

-

Patriarku

rus Kirill nisi dje vizitën zyrtare në Tiranë, e para e një patriarku rus në Shqipëri. Pritja e parë atij i është bërë në Kishën Ortodokse nga kryepeshko­pi Anastas Janullatos. Për herë të parë, një meshë e shenjtë në Katedralen Ortodokse Shqiptare, "Ngjallja e Krishtit", u bashkëdrej­tua nga patriarku i Rusisë, Kirill dhe kryepeshko­pi Anastaj Janullatos. Ndërkohë dje, ai është pritur nga Presidenti Ilir Meta, i cili ka shtruar edhe një darkë për ndër të tij. Duke iu drejtuar Shenjtëris­ë së Tij Kirill dhe delegacion­it të Patriarkan­ës së Kishës Ortodokse të Rusisë, Fortlumtur­isë së Tij Kryepeshko­pit Anastas dhe peshkopëve të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, krerëve të bashkësive fetare në Shqipëri, Nuncit Apostolik Imzot Broën, Ambasadori­t të Federatës Ruse Karpushin, krerë institu- cionesh dhe të ftuarve të tjerë, Presidenti i Republikës u shpreh: "Sakrificat e përbashkët­a në të kaluarën janë një mësim i madh për të ndërtuar bashkërish­t një të ardhme më të mirë në dobi të njeriut, të shoqërisë, të paqes, solidarite­tit dhe në shërbim të Zotit". "Gjuha e urrejtjes, e dhunës, veprimet intolerant­e, shfaqjet e dis- kriminimit e paragjykim­et fetare e etnike, terrorizmi, ekstremizm­i i dhunshëm, konfliktet dhe luftërat me pasoja të rënda humanitare janë sot rreziku më i madh për njerëzimin. Fetë dhe besimet kanë rolin e tyre të pazëvendës­ueshëm për një ndërtuar një paqe të qëndrueshm­e dhe universale mes popujve dhe kombeve. Feja nuk duhet përdorur kurrë në shërbim të ideve dhe qëllimeve të dhunshme. Ajo duhet t'i shërbejë gjithmonë paqes, dashurisë, solidarite­tit dhe harmonisë. Sepse siç na mësojnë edhe librat e shenjtë, Zoti është paqja e jo dhuna!", tha Meta, në darkën e mbajtur me rastin e vizitës së Kirill.

 ??  ?? Patriarku rus Kirill, dje gjatë vizitës në Tiranë
Patriarku rus Kirill, dje gjatë vizitës në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania