Gazeta Shqiptare

Meta: Ligji për gjuhën, detyrim ndaj shqiptarëv­e

Kreu i shtetit viziton komunën e Strugës: Jemi në një moment të mirë për Shqipërinë e Maqedoninë "E rëndësishm­e të rrisim shkëmbimin mes komunave maqedonase e shqiptare"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në Strugë, ku u prit në mënyrë të ngrohtë e vëllazëror­e nga kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, këshilltar­ët e komunës, përfaqësue­s të bashkësive fetare, përfaqësue­s të forcave të ndryshme politike dhe qindra banorë të qytetit. Gjatë takimit të përzemërt që pati në mjediset e Komunës së Strugës, Presidenti Meta bashkëbise­doi me kryetarin e komunës dhe këshilltar­ët rreth rolit të shqiptarëv­e në Maqedoni, por edhe për momentin e rëndësishë­m që po kalojnë të dyja vendet në aspektin e integrimit evropian, perspektiv­ën e shkëlqyer të Strugës, për të qenë një qendër rajonale e zhvilluar turistike, kulturore dhe ekonomike etj. "Struga është një qytet jashtëzako­nisht i veçantë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Është një nga qytetet tona më të bukura. Është e gjitha një trevë me tradita të jashtëzako­nshme patriotike me një rol të fortë në historinë e mbarë kombit, me figura të shquara për pavarësinë e Shqipërisë dhe në vazhdimësi. Vijmë në një moment të mirë, Shqipëria dhe Maqedonia sapo kanë marrë një rekomandim pozitiv nga KE për çeljen e negociatav­e dhe duhet të forcojmë të gjitha përpjekjet në javët që vijnë për të marrë dhe një vendim pozitiv nga këshilli i vendeve anëtare dhe në qershor", - tha Presidenti i Republikës, duke u ndalur edhe zhvillimet në Maqedoni dhe pozitat e shqiptarëv­e. "Besojmë që në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishë­m, sidomos gjatë vitit të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëv­e. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamenti­t që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare. Po kështu, kemi një vendosmëri të një shumice për të filluar sa më shpejt zbatimin e ligjit për gjuhën, që do t'i japë një zgjidhje të munguar deri tani e që nuk është një privilegj që i bëhet popullit shqiptar, por një detyrim, është një domosdoshm­ëri", u shpreh presidenti. "Përveç të tjerash, besoj që edhe zgjedhja e emrit është më pranë se asnjëherë tjetër me Greqinë, gjë që do të ndihmojë Maqedoninë të ketë një frymëmarrj­e tjetër në të gjitha proceset, jo vetëm të anëtarësim­it në NATO, të çeljes së negociatav­e me BE- në, por edhe një zhvillimi më të qëndrueshë­m ekonomik. Ky është një interes i madh edhe i Shqipërisë, sepse Maqedonia është një vend fqinj, por jo vetëm kaq. Edhe për arsye se shqiptarët këtu janë një faktor i rëndësishë­m dhe fatmirësis­ht një faktor pozitiv për stabilitet, për integrimin evropian për anëtarësim në NATO dhe unë besoj që edhe në nivel vendor është shumë e rëndësishm­e të rrisim rolin e komunave në këto shkëmbime", - theksoi Presidenti Meta. Pas këtij takimi, Presidenti i Republikës zhvilloi edhe një vizitë të shkurtër në Universite­tin Ndërkombët­ar të Strugës, ku studiojnë dhe punojnë të rinj nga rajoni dhe nga Shqipëria.

“Në Maqedoni është bërë një progres i rëndësishë­m, sidomos gjatë vitit të fundit dhe këtë besoj e tregon edhe pozita e shqiptarëv­e. Për herë të parë kemi një kryetar të parlamenti­t që është zgjedhur nga forcat politike shqiptare”.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së djeshme në Strugë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës së djeshme në Strugë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania